Eksperti Gent Progni ironizoi kryeministrin Edi Rama teksa mori fjalën në protestën masive që po zhvillohet kundër qeverisë, e cila ka mbledhur mijëra shqiptarë jo vetëm nga vendi por edhe emigrantë nga vende të ndryshme.
Ai iu referua kryeministrit si “shefi i Zegjinesë” duke e pyetur se sa persona janë në shesh. Ai tha se janë përballur me presione për të mos dalë në protestë, ndërsa i drejtoi pyetjen se edhe ‘diasporën do ta heqë nga puna’.
“I them shefit të Zegjinesë sa 17 mijë e 850 mijë janë në shesh? Janë më shumë o më shumë. Kam tre ditë që na bëjnë presion me civilë dhe foto dhe na çojnë mesazhe mos u paraqisni në protestë.
Po tani që ka ardhur diaspora. Do i hiqni nga puna? Ata do të të heqin ty nga puna. Rama në burg, Berisha në burg.“, tha ai.
Burimi: botasot.info


