geci sqaron pse votoi kunder mbeshtetjes financiare per ish kreret e uck se ne hage 69979a705e18b

Geci sqaron pse votoi kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

February 20, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Geci, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj dyfishimit të mbështetjes financiare për katërshen e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se ata nuk mund të konsiderohen si themelues të shtetit.

“Ata nuk janë themelues të shtetit. Siç tha deputeti Tahiri, meqenëse është në përfundim, nuk konsideroj se është e arsyeshme të vazhdojmë për mbrojtje të tyre”, deklaroi Geci gjatë seancës parlamentare.

Ndërkaq, më vonë, në një postim në Facebook, ai ka sqaruar arsyetimin e vendimit të tij.

Deputeti i LVV-së, Geci, ngriti dy duar kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Sot, si anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, votova kundër kërkesës për ndarjen e 8 milionë eurove për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë. Përveç meje, kundër votuan edhe dy deputetë të LVV-së. Vota ime ishte shumë e rëndësishme.

Arsyetimi im ishte i qartë: deri më sot, për mbrojtjen e tyre janë shpenzuar rreth 36 milionë euro nga buxheti ynë. Ky proces është drejt përfundimit dhe shteti ynë i ka përkrahur mjaftueshëm financiarisht. Vendimi final do të shpallet së shpejti, atëherë pse të jepen prapë mjete“, shkroi Geci.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gazetari zbulon friken e rames nga qytetaret pas 12 vitesh qeverisje ai ka 69979a554516f
Lajmi i mëparshëm

Gazetari zbulon frikën e Ramës nga qytetarët: Pas 12 vitesh qeverisje, ai ka..

Të fundit nga

ShkoLartë