geci paralajmeron kthese politike seanca e ores 1700 mund te ndryshoje gjithcka 698c65b09c629

Geci paralajmëron kthesë politike: Seanca e orës 17:00 mund të ndryshojë gjithçka

February 11, 2026
min lexim

Në orën 17:00 mbahet seanca konstituive e institucioneve, në një moment që po cilësohet si vendimtar për zhbllokimin e situatës politike në vend.

Lidhur me këtë zhvillim, Halil Geci ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur këtë ditë një “kthesë të paparë politike” në Kosovë.

Ai theksoi se veprimet e sotme përfaqësojnë, sipas tij, fundin e një bllokade institucionale njëvjeçare dhe një goditje ndaj interesave që i lidhi me ndikimin rus dhe strukturat e Listës Serbe, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Kthesë e paparë politike në Kosovë, sot në orën 17:00 – shteti goditë interesat ruse dhe bllokadën institucionale

Institucionet përballë bllokadës: shteti nuk mund të mbahet peng nga interesat e një pakice

Në Kosovë sot po ndodh një kthesë politike e paparë deri më tani. Pas një periudhe të gjatë bllokade dhe presioni, institucionet e shtetit kanë filluar të reagojnë me vendosmëri ndaj strukturave që për një vitë me radhë e kanë mbajtur shtetin peng për interesa të djallit të mallkuar.

Bllokada institucionale, e ndërtuar mbi logjikën e shantazhit dhe paralizës së shtetit, po merr fund falë vullnetit qytetar të shprehur më 28 dhjetor 2025. Ata që kishin përgatitur mekanizma për ta “bluar” Kosovën në mullirin e Shumadisë, sot po përballen me një realitet të ri politik.

Veprimet e koordinuara të institucioneve, të mbështetura nga vullneti qytetar dhe vendosmëria shtetërore, kanë ndalur përpjekjet për ta shndërruar Kosovën në një burim përfitimi për interesa të lidhura me Rusinë dhe me strukturat e Listës Serbe. Zhurma dhe presioni politik që dikur dominonin skenën publike po zbehen, sepse është ndalur “bluarja” e Kosovës në mullinjtë privatë të interesit politik ruso-serb.

Gjykata Kushtetuese dhe institucionet e drejtësisë duhet ta kenë të qartë: nuk mund të bllokohet një shtet ku 96% e qytetarëve kërkojnë funksionim normal të institucioneve, vetëm për tekat e një grupi minor politik që përfaqëson interesa jashtë vullnetit qytetar.

Shteti nuk ndërtohet mbi pazare, por mbi ligj, rend dhe barazi para institucioneve.

Ajo që po ndodh sot, në orën 17:00, me ndërtimin e institucioneve të bllokuara , është një goditje e fortë ndaj bllokuesve që iu bashkangjitën interesave ruse me synimin që Kosova të mos konsolidohet, por të paraqitet si shtet i dështuar.

Kjo është një thirrje për maturi politike, përgjegjësi institucionale dhe guxim shtetëror ,dhe për të mos rënë pre e interesave të Rusisë dhe Serbisë.

Populli i Kosovës meriton institucione funksionale, jo bllokada të përhershme. Nëse kjo kthesë vazhdon me të njëjtën vendosmëri, ajo mund të shënojë fillimin e një faze të re të konsolidimit të shtetit.

Hajde, ju priftë e mbara popullit tim, urime Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

policia rrugore e vlores paralajmeron shoferet per largimin e mjeteve nga rruga e re njoftimi i fundit 698c659581350
Lajmi i mëparshëm

Policia Rrugore e Vlorës paralajmëron shoferët për largimin e mjeteve nga Rruga e Re: Njoftimi i fundit

Të fundit nga

ShkoLartë