gazetarja nga ukraina jemi nje grup qe po e promovojme kosoven si vend te sigurt per te jetuar 699f8373de0cd

Gazetarja nga Ukraina: Jemi një grup që po e promovojmë Kosovën si vend të sigurt për të jetuar

February 26, 2026
1 minut lexim

Është objekti simbol i kryeqytetit.

E në të, nga viti 2022, është i vendosur flamuri i Ukrainës.

E gjitha filloi, me sulmin rus, në territorin ukrainas.

Kjo bëri që Kosova, të rreshtohet krah një vendi që ende nuk e ka njohur.

Arsyet pse Ukraina nuk po e njeh shtetësinë e Kosovës, ka treguar gazetarja ukrainase Tetiana Kraselnykova.

“Ende kemi luftë, kemi Krimenë e cila ishte aneksuar nga Rusia dhe në këtë situatë Ukraina nuk mund të njohë Kosovën derisa kemi këtë luftë”, shprehet ajo.
Tetiana bashkë me disa gazetarë të tjerë ukrainas, po vazhdon qëndrimin në Kosovë.

Prandaj, përkrahjen e kosovarëve, e ndjen edhe nga afër.

“Kosova është vend shumë i bukur me njerëz të mirë dhe Qeveria dhe njerëzit përkrahin Ukrainën dhe ne mund ta ndjejmë atë në lëkurën tonë sepse përgjatë dy viteve të fundit unë me djalin tim jetojmë këtu dhe mund ta shohim se si Qeveria premton të marrë 5 mijë refugjatë dhe unë kam menduar se ky vend nuk është shumë mbështetës, sepse nuk ka shumë informacione dhe kjo është si pasojë e propagandës ruse dhe informatat janë të fshehura. Kështu që ne jemi një grup ukrainas këtu dhe jemi duke provuar të paraqesim këto informata dhe të ju tregojmë njerëzve se Kosova është e sigurt për të jetuar dhe refugjatët që janë duke kërkuar për një vend të sigurt mund të vijnë këtu, dhe të gjejnë siguri me kurse të integrimit që iu ndihmojnë dhe të fillojnë të mësojnë gjuhën shqipe” Kraselnykova.

Por, a mund të bëhet shkak kjo përkrahje e Kosovës, që Ukraina të ndërrojë mendje?

“Mendoj se qasja e Ukrainës ndaj Kosovës edhe pse kjo është solidarizuar me rezistencën dhe ka dënuar aktin si shkelje e të drejtave ndërkombëtare duhet te ketë një qasje më pozitive në të ardhmen ku besoj dhe shpresoj që do të vijë deri tek njohja”, thotë Lutfi Billalli.

Ndryshe, Kosova ka vendosur edhe sanksione kundër Rusisë dhe Bjellorusisë pas pushtimit rus të Ukrainës, si shenjë solidariteti me Kievin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vengu shqiperia drejt perfshirjes ne forcen e stabilizimit ne gaza 699f83576dc5b
Lajmi i mëparshëm

Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit në Gaza

Të fundit nga

ShkoLartë