gazetari shokon me deklaraten 68bc1d541cbee

Gazetari shokon me deklaratën

September 6, 2025
1 minut lexim

Tomas Guasch ka reaguar pas fjalëve të Leo Messit, që tronditën botën e futbollit, mbas fitores së fundit kundër Venezuelës.

Ylli 38-vjeçar tha se nuk e sheh të sigurt pjesëmarrjen në Botërorin 2026: “Nuk besoj se do të luaj një tjetër Botëror.

Për moshën që kam, është logjike të mos arrij deri atje. Jam i motivuar, por vendos ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje”.

Deklarata e tij, dhënë menjëherë pasi u nderua në atë që ishte ndeshja e fundit zyrtare para tifozëve argjentinas, ka hapur debate të shumta. Guasch tha në “Tiempo de Juego”: “Ishim të qetë deri sa Messi vuri në dyshim praninë e tij.

Po të kishte një arsye që ky Botëror të ishte special, ishte pikërisht ‘vallëzimi i fundit’ mes Messit dhe Ronaldos. Do të ishte një epope madhështore për futbollin e sportin botëror, por tani Leo e vë në dyshim…”

Gazetari shtoi me ironi shokuese: “Shpresoj që Messi ta luajë Botërorin, qoftë edhe i ‘balsamosur’. Do të jenë 48 kombëtare dhe qindra futbollistë, pse vetëm Messi të mungojë? Do të ishte një shaka e hidhur për futbollin. Nuk mund të na lërë vetëm”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fermeret qe eksportojne ne suk te roskovecit prodhimet shkojne ne serbi mal te zi dhe poloni 68bc1cf4a909d
Lajmi i mëparshëm

Fermerët që eksportojnë/ Në Suk të Roskovecit, prodhimet shkojnë në Serbi, Mal të Zi dhe Poloni

sbashk u i shqetesuar per mungesen e librave nuk perjashton grevat 68bc1d64cc2f9
Lajmi i radhës

SBAShK-u i shqetësuar për mungesën e librave – nuk përjashton grevat

Të fundit nga

ShkoLartë