gazeta gjermane jehone protestave per largimin e rames zdfheute mijera qytetare mblidhen cdo dite para kryeministrise 6a2ecdf3b86de

Gazeta gjermane jehonë protestave për largimin e Ramës, ZDFheute: Mijëra qytetarë mblidhen çdo ditë para kryeministrisë

June 14, 2026
1 minut lexim

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar protestat e zhvilluara në Shqipëri, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë kundër projekti në Zvërnec dhe kundër qeverisë, ku dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gazeta gjermane ZDFheute shkruan se protestat në Shqipëri po përshkallëzohen, ndërsa çdo ditë qytetarë të shumtë mblidhen para Kryeministrisë në shenjë kundërshtimi ndaj projektit që parashikon zhvillime në një zonë të ndjeshme bregdetare.

Sipas shkrimit të ZDFheute, protestuesit akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po i hap një segment të ndjeshëm ekologjik të bregdetit për investitorët.

Artikulli i ZDFheute:

Protestat në Shqipëri përshkallëzohen, mijëra qytetarë në Tiranë kundër projektit në bregdetin e Adriatikut

Në Shqipëri po vijon rritja e protestave. Edhe të shtunën, mijëra qytetarë u mblodhën sërish në Tiranë për të protestuar kundër një projekti të planifikuar ndërtimi në bregdetin e Adriatikut. Pothuajse çdo ditë, dhjetëra qytetarë protestojnë para selisë së Kryeministrisë.

Projekti ndaj të cilit drejtohen protestat përfshin edhe një kompani të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

Protestuesit akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po i hap një segment të ndjeshëm ekologjik të vijës bregdetare investitorëve. Nga ana e tij, kryeministri Rama e ka cilësuar projektin si një marrëveshje private mes palëve private, duke theksuar se qeveria shqiptare “nuk ka asnjë lidhje” me të. Megjithatë, ai ka deklaruar se projekti do të vijojë, duke i hedhur poshtë kundërshtimet.

Sipas tij, deri më tani nuk është nisur ende asnjë procedurë formale për vlerësimin e ndikimit në mjedis, deklaratë që e bëri në një intervistë për agjencinë e lajmeve AP.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare kundër korrupsionit kanë nisur hetime dhe kanë kërkuar deri tani 20 urdhër-arreste. Disa prej tyre dyshohet se lidhen me një projekt ndërtimi në rrethin e një zhvillimi të lidhur me Donald Trump.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

konjufca shkon per ngushellime ne familjen jashari sahiti do te mbetet ne kujtesen e kombit 6a2ecd731835c
Lajmi i mëparshëm

Konjufca shkon për ngushëllime në familjen Jashari: Sahiti do të mbetet në kujtesën e kombit

pas rritjes rekord bie ndjeshem cmimi i arit ja faktoret qe po ndikojne 6a2ece51bd46f
Lajmi i radhës

Pas rritjes rekord, bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë

Të fundit nga

ShkoLartë