gaza e varrosur nen rrenoja 68 milione tone inerte rindertimi 50 miliarde dollare 696bafe600f58

Gaza “e varrosur” nën rrënoja, 68 milionë tonë inerte, rindërtimi 50 miliardë dollarë

January 17, 2026
1 minut lexim

68 milionë tonë rrënoja mbulojnë Rripin e Gazës sot, mbi dy vjet nga shpërthimi i konfliktit me Izraelin të nxitur prej sulmit brutal të Hamasit 7 tetorin e vitit 2023.

Nga ofensiva hakmarrëse e shtetit hebre llogaritet të jenë dëmtuar apo shkatërruar rreth dy të tretat e të gjitha shtëpive. Në Qytetin e Gazës dhe Rafah shifra është edhe më e lartë. Administrata e re e Përkohshme për Rripin e Gazës zhvilloi takimin e saj të parë.

“Palestinezët mezi prisnin themelimin e këtij komiteti dhe fillimin e punës së tij”, tha kreu i komitetit, Ali Shaath, pas takimit në Kajro. Enklava ishte qeverisur për gati dy dekada nga grupi militant islamikHamas. Grupi terrorist militant islamik Hamas dhe Autoriteti Autonom Palestinez ranë dakord tre ditë më parë mbi përbërjen e organit teknokratik me 15 anëtarë palestinezë.

Në një intervistë me median shtetërore egjiptiane Shaathi tha se dëshiron të përqendrohet së pari në rindërtimin e infrastrukturës dhe të ekonomisë. Sipas tij, kjo mund të zgjasë për rreth tre vjet, teksa theksi do të vendoset në mënyrë të vecantë te ndërtimi i banesave të reja. Shumë persona të zhvendosur në territor ende jetojnë në cadra.

Tani po diskutohen mënyrat e pastrimit të inerteve. Deklarata e Shaathit se mbetjet e rrënojave mund të hidhen me buldozer në det u prit me skepticizëm si në Gazë ashtu edhe në Izrael. Një problem të veçantë përbëjnë municionet e pashpërthyera, pasi ndërlikojnë përpjekjet për pastrim. Organizata e Kombeve të Bashkuara i vlerëson kostot e rindërtimit në rreth 50 miliardë dollare, ndërsa procesi sipas saj mund të zgjasë deri në vitin 2040.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aeroplani me 11 persona ne bord zhduket nga radaret autoritetet ne indonezi nisin kerkimet 696bae3467290
Lajmi i mëparshëm

Aeroplani me 11 persona në bord zhduket nga radarët/ Autoritetet në Indonezi nisin kërkimet

arsim e zanate per 57 nxenesme nevoja te vecanta ne qendren nena tereze ne mitrovice 696bb511b19f5
Lajmi i radhës

Arsim e zanate për 57 nxënësme nevoja të veçanta në Qendrën “Nëna Terezë” në Mitrovicë

Të fundit nga

ShkoLartë