gati ndodhi cudia ne gjermani trepca frikesoi rivalin 6914e25380206

Gati ndodhi çudia në Gjermani – Trepça frikësoi rivalin!

November 12, 2025
1 minut lexim

Kampioni i Kosovës, Trepça e Mitrovicës, pësoi humbje me rezultat 80:70 (25:13, 14:16, 30:17, 11:24) nga ekipi gjerman Basketball Braunschweig, në kuadër të grupit F të Europe Cup në basketboll. 

Në dy çerekët e parë Trepça u mbajt mirë por jo edhe në të tretin, por në të katërtin gati ndodhi mrekullia apo çudia.

Në minutën e 26-të rezultati ishte 60:34 dhe 69:46 (30’) për Basketball Braunschweig.

Image

Trepça pati seri të jashtëzakonshme, 0:18 në minutën e 7 të çereku i katërt përkatësisht në minutën e 37-të, ku rezultati ngushtohet në 70:64.

Në vazhdim gjermanët nuk lejuan ndonjë befasi, duke e fituar sfidën me rezultat 80:70  

Te ekipi gjerman Grant Sherfield është më efikasi me 17 pikë dhe te mitrovicasit Mustapha Amzil me 18 pikë, Drilon Hajrizi 15, Dardan Kapiti 13 sosh etj.

Trepça pësoi humbjen e pestë rresht dhe renditet në fund me 5 pikë e Basketball Braunschweig kryeson me 9 pikë në grupin F. 

Është interesant se ekipi gjerman në Bundesliga nga shtatë ka dy fitore e pesë humbje duke u renditur në vend të 15-të me 4 pikë, por mitrovicasit sonte ishte shumë i fortë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas lali erit eshte radha e lubi ballukut dhe ramaduros qe te perfundojne ne qeli pd organizon proteste te henen para kryeministrise zbulohet mesazhi drejtuar strukturave 6914e1f59dc42
Lajmi i mëparshëm

“Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli”, PD organizon protestë të hënën para Kryeministrisë. Zbulohet mesazhi drejtuar strukturave

renia e temperaturave rrit ndotjen e ajrit ne kosove 6914e26096623
Lajmi i radhës

Rënia e temperaturave, rrit ndotjen e ajrit në Kosovë

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë