gashi ne uashington shba mbetet partner strategjik i qendrueshem i maqedonise se veriut 6982a9e49da34

Gashi në Uashington: SHBA mbetet partner strategjik i qëndrueshëm i Maqedonisë së Veriut

February 4, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Uashington, ka zhvilluar një takim me anëtaren e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Claudia Tenney, bashkëkryetare e Grupit Parlamentar për Maqedoninë e Veriut në Kongresin Amerikan.

Në këtë takim, Gashi ka riafirmuar orientimin strategjik dhe partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme amerikane për zhvillimin demokratik dhe stabilitetin rajonal.

“Konfirmova orientimin strategjik dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa shpreha mirënjohje për angazhimin e saj personal dhe të Kongresit Amerikan në zhvillimin demokratik, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, në fokus të bisedimeve ka qenë edhe roli i Maqedonisë së Veriut si aleate e besueshme në kuadër të NATO-s, si dhe rëndësia e lidershipit amerikan në sigurinë euroatlantike.

“Diskutuam për rolin aktiv të RMV si aleate e besueshme në NATO, rëndësinë e lidershipit amerikan në sigurinë euroatlantike, si dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar”, theksoi kryeparlamentari.

Gashi ka nënvizuar gjithashtu përkushtimin e institucioneve të vendit ndaj vlerave demokratike, reformave institucionale dhe sfidave që shoqërojnë procesin e integrimit evropian.

FB IMG 1770158017262

Në fund të takimit, palët riafirmuan gatishmërinë e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të miqësisë dhe partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lushaku sadriu e prere per zgjedhjen e presidentit svotojme pa marreveshje poltike 6982826ee8fc1
Lajmi i mëparshëm

Lushaku-Sadriu e prerë për zgjedhjen e Presidentit: S’votojmë pa marrëveshje poltike

zgjidhet lideri i ri i shtepise ajo eshte ina 6982eaba1d16b
Lajmi i radhës

Zgjidhet lideri i ri i shtëpisë, ajo është Ina

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë