gashi ne pritjen e organizuar nga presidenti begaj lavdia e 28 nentorit sherben si udherrefyes per te ardhmen e shqiptareve 692a45345aa0d

Gashi në pritjen e organizuar nga presidenti Begaj: Lavdia e 28 Nëntorit shërben si udhërrëfyes për të ardhmen e shqiptarëve

November 29, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka marrë pjesë sot në pritjen e organizuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në Tiranë, për nder të 113-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

FB IMG 1764363452418

Në emër të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, kryeparlamentari Gashi i ka përcjell urimet më të përzemërta presidentit Begaj me dëshirën për më shumë bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët.

 

“Në Tiranë, në një mbrëmje të mbushur me vlera historike dhe emocione vëllazërore, pata nderin të marr pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, për nder të 113-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo ngjarje, ku tradita dhe krenaria kombëtare u gërshetuan në një atmosferë festive, konfirmoi angazhimin e përbashkët për të kultivuar vlerat dhe lidhjet që na bashkojnë si popull. Lavdia e 28 Nëntorit shërben si udhërrëfyes për të ardhmen e shqiptarëve.

Në emër të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, përcolla urimet më të përzemërta presidentit Begaj dhe mbarë kombit shqiptar, me dëshirën për më shumë bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët”, thekson Gashi në një postim në rrjetet sociale.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

luana vjollca rikthehet ne ekran kete here ne nje rol krejt tjeter 692a3bb216ad5
Lajmi i mëparshëm

Luana Vjollca rikthehet në ekran, këtë herë në një rol krejt tjetër

sa dhe ne cmase eshte maqedonia rezistente ndaj kercenimeve hibride dhe kercenimeve te krijuara me inteligjence artificiale 692a4c500bb27
Lajmi i radhës

Sa dhe në ç’masë është Maqedonia rezistente ndaj kërcënimeve hibride dhe kërcënimeve të krijuara me inteligjencë artificiale

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë