gare shteterore per ndihmen e pare ne gostivar 68ce73d4ea199

Garë shtetërore për ndihmën e parë në Gostivar

September 20, 2025
1 minut lexim

Shkup, 20 shtator – Garë shtetërore për ndihmën e parë do të mbahet sot në sheshin e qytetit në Gostivar, në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në garë do të marrin pjesë ekipe të vullnetarëve të rinj nga të gjitha organizatat komunale të Kryqit të Kuq nga vendi, të cilët do t’i demonstrojnë njohuritë dhe mjeshtëritë e tyre për dhënien e ndihmës së shpejtë gjatë skenarëve të simuluar të lëndimeve, me qëllim të përmirësimit të aftësive praktike dhe ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë dhe të duhur në raste të aksidenteve.

Në ngjarje siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, Sait Saiti, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dhe kryetari i komunës Gostivar, Valbon Limani si dhe përfaqësues të institucioneve, organizatave humanitare dhe qytetarë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI LAGJA GAZI BABE
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Me VLEN-in po ndërtojmë nga e para çdo gjë, zhvillimi nuk ndalet në asnjë cep të Çairit (VIDEO)

IZET MEXHITI SEROVE
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti nga Serova: Në vitin e parë, qytetarët e Çairit s’do të shohin më mbeturina me sy

Të fundit nga

ShkoLartë