gara per asamblist drenori vota merret me hater joshje e shpesh edhe blihet 68e05ea1e3b7f

Gara për asamblist, Drenori: Vota merret me hatër, joshje e shpesh edhe blihet

October 4, 2025
1 minut lexim

Kandidati për asamblist nga Iniciativa Qytetare “Green” në Drenas, Xhavit Drenori,  ka treguar se si subjektet politike dhe kandidatët angazhohen për të fituar votën e qytetarëve në zgjedhjet lokale.

Ai tha se partitë politike zakonisht mbështeten në dy kategori kandidatësh: të dëgjueshëm, të cilët lidhen me kompani apo klientelë punëtorësh dhe ata që paraqiten si intelektualë për imazh publik.

“Partitë tentojnë t’i kenë disa njerëz të dëgjueshëm afër tyre, të cilët realisht janë të lidhur me firma ose me diçka që kanë edhe klientelë punëtorësh, ku të cilët pastaj më lehtë menaxhon edhe kryetari me ta, por edhe ata për të arritur qëllimet e veta. Kjo është fatkeqësia, ky është grupi i parë i njerëzve që janë afër subjekteve politike, sidomos te ato në komunat e vogla, ku numri i qytetarëve është më i vogël. Pastaj, hynë në rend ai grupi për të nxjerrë reklamën që ‘ja e sollën një intelektual’. Ata janë të mirë për publikun, por e kanë pak problem me marrë vota, sepse vota ende merret pak a shumë me hatër. Nëpër disa komuna merret edhe me ndonjë joshje”, deklaroi Drenori.

Ai tha se një asamblist që zotohet për një qeverisje të mirë e ka të vështirë ta fitojë voton e qytetarit, pasi që kundërshtari i tij politik i ofron diçka që e josh ose e blen për përfitime të menjëhershme.

Drenori potencoi se vota jo vetëm që blihet në mënyrë direkte financiare, por edhe përmes përfitimeve tjera indirekte.

“Nuk është e lehtë për ta fituar votën, sepse ti shkon ditën, në mbrëmje shkojnë të tjerët edhe pastaj ta prishin krejt sistemin, sepse ofrojnë. Ti s’ke çfarë ofron përveç me sinqeritetin më të madh një qeverisje të mirë, meritokraci, i ofron ato që realisht i do dhe i ofron demokracia. Në anët tjetër shkon ai dhe i blen, me pak fjalë. Ka njerëz që më tepër janë të dhënë për një përfitim të shpejt të çastit sesa për një zhvillim afatgjatë. Kjo është shqetësuese”, tha kandidati për asamblist

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bayern hidhet ne sulm per olmon 68e05e941f90e
Lajmi i mëparshëm

Bayern hidhet në sulm për Olmon

trump mirepret pergjigjen e hamasit per planin e paqes thote se izraeli duhet te ndaloje bombardimin e gazes 68e05fb49271e
Lajmi i radhës

Trump mirëpret përgjigjen e Hamasit për planin e paqes, thotë se Izraeli duhet të ndalojë bombardimin e Gazës

Të fundit nga

ShkoLartë