gara ilegale me makina ne autostrade reagon policia zero tolerance per meraklinjte e shpejtesise 687eb7c7ad458

Gara ilegale me makina në autostradë! Reagon Policia: Zero tolerancë për “meraklinjtë e shpejtësisë”

July 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 korrik – Gara ilegale me vetura nëpër autostradat e Maqedonisë së Veriut janë bërë fenomen i zakonshëm çdo verë. Veturat sportive të ardhura nga vendet e perëndimit po gjejnë hapësirën për t’i “shqyer” gomat dhe të arrijnë shpejtësinë maksimale. Të gjitha këto në mënyrë të organizuar përmes rrjeteve sociale, ku përveç “pilotëve” në timon, në video shihet se kishte edhe publikë të cilët filmonin.

Kjo video e arritur në redaksinë tonë është bërë të shtunën në mesnatë ndërmjet 19 dhe 20 korrikut në Autostradën Tabanocë-Kumanovë. Por, video të tilla qarkullojnë gjithandej në rrjetet sociale edhe nëpër qytetet tjera të vendit. Ne pyetëm Ministrinë e brendshme nëse rasti është denoncuar në polici apo nëse patrullat rrugore kanë hasur në një garë të tillë ilegale, e cila sipas dëshmitarëve ka zgjatur për më shumë se 1 orë nga shumë makina pjesëmarrëse duke bërë gara.

“Më 20 korrik 2025 pas mesnate morëm denoncim për mbajtje të garave ilegale në Autostradën A1 nga vendkalimi kufitar i Tabanocës drejt Kumanovës, më sakt tek dalja për Kriva Pallankë. Menjëherë pas marrjes së denoncimit janë ndërmarrë masat përkatëse dhe aktivitet me çrast patrolla prej Njësiti mobil për siguri të trafikut rrugorë krej kontroll në atë itinerarë dhe nuk janë vërejtur automjete në lidhje me rastin e denoncuar për gara ilegale”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

Ndryshe, gjatë këtij viti policia njoftoi se ka konfiskuar dhjetë automjete për shkak të zhurmës së madhe dhe për shkak të garave ilegale në Shkup. Siç pati informuar MPB, është raportuar se në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” zhvilloheshin të ashtuquajtura gara të egra me automjete duke, shkaktuar zhurmë.

Makinat e modifikuara janë konfiskuar për shkak të dyshimit për parregullsi teknike të automjeteve, të cilat pas verifikimeve nga autoritet janë shqiptuar gjoba për shoferët konform shkeljes së kodit rrugorë. Nga policia thonë se s’do të ketë tolerancë për ata shoferë që rrezikojnë jetën e çdo pjesëmarrësi në komunikacion dhe do të merren masa kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve të garave të egra.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraina arreston nje zyrtar te dyshuar per spiunim per rusine 687eb4a21fb92
Lajmi i mëparshëm

Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë

mexhiti nuk e perjashtoje mundesine per te garuar per komunen e cairit 687ebb0c86d5d
Lajmi i radhës

Mexhiti: Nuk e përjashtojë mundësinë për të garuar për komunën e Çairit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë