ganna merr kronometrin 68c3ea33ef7bd

Ganna merr kronometrin

September 12, 2025
1 minut lexim

Kronometri individual në Valladolid, etapa e 18-të e Vueltës së Spanjës, u shndërrua sërish në territorin e Filippo Ganna-s.Çiklisti piemontez i skuadrës Ineos Grenadiers tregoi fuqinë e tij në 12.2 kilometrat e parashikuara nëpër rrugët e kryeqytetit kastilian, duke siguruar një fitore të pastër me kohën 13 minuta. Ai la pas me vetëm 1 sekondë australianin Jay Vine (UAE), dhe me 8 sekonda shokun e skuadrës, Joao Almeida, i cili dëshmoi edhe një herë se është në nivelin e specialistëve më të mirë të kronometrit.

Ndryshimi i minutës së fundit në itinerar, i diktuar për arsye sigurie, e reduktoi garën nga 27.2 km në 12.2 km, duke shndërruar në një provë të shkurtër dhe shpërthyese, ku çdo kthesë kishte rëndësi.

Në këtë terren, Ganna u tregua i pakonkurrueshëm: nisje agresive në zonat më teknike, kontroll në kthesat e mprehta dhe një fund i fuqishëm në Paseo de Zorrilla, që askush nuk mundi ta barazonte.

“Sot ndoqa vetëm ndjesinë, pa parë shifrat, dhe gjithçka shkoi në mënyrë perfekte,” deklaroi italiani pas fitores së tij të parë në këtë “Vuelta 2025”.

Në betejën për klasifikimin e përgjithshëm, Jonas Vingegaard ruan fanellën e kuqe.

Danezi i skuadrës Visma-Lease a Bike, i cili përfundoi i nënti me 18 sekonda vonesë, arriti ta mbrojë me sukses epërsinë prej 50 sekondash ndaj Almeidës, i cili mundi të rikuperojë vetëm 10 sekonda. Diferenca midis tyre tani është 40 sekonda, ndërkohë që kanë mbetur edhe tri etapa, me ngjitjen në Bola del Mundo si testi final vendimtar.

Ndërkohë Tom Pidcock humbi pak terren (21-ti me 28 sekonda vonesë), por mbetet në garë për podiumin përballë australianit Jai Hindley. Etapa e kronometrit solli gjithashtu zhvillime në garën për fanellat e tjera: Mads Pedersen konsolidoi fanellën e gjelbër pavarësisht se humbi 20 sekonda, Jay Vine forcoi lidershipin në renditjen për malet falë vendit të dytë, ndërsa Pellizzari u vesh sërish me fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i r.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i vodhi nje shume parash nje 52 vjecari procedohet 40 vjecari ne korce 68c3e9d61e49e
Lajmi i mëparshëm

I vodhi një shumë parash një 52-vjeçari, procedohet 40-vjeçari në Korçë

arrestohet nje person nen dyshimin per krime lufte 68c3ea402f97f
Lajmi i radhës

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Të fundit nga

ShkoLartë