galaxy z flip dhe galaxy tab s9 marrin android 14 655e4fe1ed0df

Galaxy Z Flip dhe Galaxy Tab S9 marrin Android 14

November 22, 2023
1 minut lexim

Pasi dërgoi përditësimin One UI 6.0 tek Galaxy s23 FE, Samsung tashmë po vijon me pajisjet e radhës Galaxy Z Flip 5 dhe Galaxy Tab S9.

Në këtë pikë lehtësisht mund të thuhet se kompania në fazë të gjerë lançimi të versionit më të fundit Android për pajisjet e saj duke provuar edhe njëherë tjetër se është serioz kur bëhet fjalë për strategjinë e softuerëve.

Një tjetër gjë që vlen të theksohet është superioriteti që Samsung po tregon ndaj rivalëve kur bëhet fjalë për linçimin e Android 14.

Për Galaxy Z Flip 5, përditësimi One UI 6.0 bart numrin F731USQU1BWK9. Natyrisht ky numër ndryshon sipas rajonit dhe operatorit celular.

Sa i takon Galaxy Tab S9, Android 14 vjen me numër ndërtimi X91XBXXU1BWK6. Madhësia e përditësimit ndryshon mes 2.5 deri në 3GB dhe përmbajnë përditësimet më të fundit të sigurisë së muajit Nëntor.

Sigurisht përditësimi do të marrë kohë përpara se të bëhet i disponueshëm për të gjithë në mbarë globin, një praktikë që vlen për të dy modelet. Gjëja më e mirë është të prisni gjersa njoftimi i përditësimit të shfaqet në telefonin tuaj. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

cilin trofe e zgjedh rabiot 655e4d4b84353
Story i mëparshëm

Cilin trofe e zgjedh Rabiot?

investoi parate e paligjshme te te birit ne hec e akuza e spak per erzen brecanin 655e51493e27b
Story i radhës

Investoi paratë e paligjshme të të birit në HEC-e, akuza e SPAK për Erzen Breçanin

Të fundit nga

Njoftim për publikimin e 12 listave fillestare të punëtorëve

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: “Proleter“ Prishtinë; “Kosova Azbest” Mitrovicë; KB “Babush i Serbëve” Ferizaj; “Savermeni Dom” Mitrovicë; “BIP Beograd” Mitrovicë, “ Ag “Coop Rogovë”
ShkoLartë