gabriel rekordmen te arsenali vetem nje mbrojtes ka shenuar me shume se ai ne historine e topcinjve 695a191326202

Gabriel rekordmen te Arsenali, vetëm një mbrojtës ka shënuar më shumë se ai në historinë e Topçinjve

January 4, 2026
1 minut lexim

Arsenali ka siguruar një fitore të rëndësishme 3–2 në udhëtim ndaj Bournemouth, në ndeshjen e tyre të 20-të në Ligën Premier, duke vazhduar formën e fortë në kampionat dhe duke treguar karakter në një duel të luftuar deri në fund.

Një nga protagonistët e takimit ishte mbrojtësi Gabriel Magalhaes, i cili gjeti rrugën e rrjetës dhe hyri në histori me klubin londinez.

Braziliani u bë vetëm mbrojtësi i dytë i Arsenalit që arrin kuotën e 20 golave në Ligën Premier, pas Laurent Koscielny, i cili kishte realizuar 22 gola gjatë periudhës së tij te “Topçinjtë”.

Goli i Gabrielit rezultoi vendimtar për fitoren, ndërsa njëkohësisht konfirmoi rëndësinë e tij në fazën sulmuese të ekipit, pavarësisht rolit të tij parësor në mbrojtje.

Në këtë sezon, 28-vjeçari ka zhvilluar 20 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 3 asistime, duke qenë një nga lojtarët më konstantë të Arsenalit në të dy fazat e lojës.

Vetëm në Ligën Premier, braziliani ka shënuar tre gola duke qenë shumë i rrezikshëm në ndërprerje të klubit londinez.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vranesira dhe shtrengata parashikimi i motit per diten e sotme 695a18b4cb114
Lajmi i mëparshëm

Vranësira dhe shtrëngata, parashikimi i motit për ditën e sotme

vazhdon numerimi i votave me poste kush nga kandidatet po kryeson me vota 695a1a308fb53
Lajmi i radhës

Vazhdon numërimi i votave me postë, kush nga kandidatët po kryeson me vota?

Të fundit nga

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë

Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa
ShkoLartë