gabim skema e tvsh se deputeti i ps te ndryshoje forma e subvencionimit formalizimi nuk behet me police 687e9719a6237

“Gabim skema e TVSH-së”, deputeti i PS: Të ndryshojë forma e subvencionimit, formalizimi nuk bëhet me policë

July 21, 2025
min lexim

Kontrolli i një produkti bujqësor duhet të nisë që tek fara e më pas të përfundojë tek tezga e markatës.

“Nuk funksionon gjëja me polic gjithmonë, duhet të funksionojë edhe me financë”, u shpre Erion Braçe, deputet i PS-së.

Formalizimi nuk mund të bëhet duke ndëshkuar dhe sekuestruar ky është mendimi I deputetit të PS, Erion Braçe. Informaliteti në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë ka ardhur gjithnjë në rritje, dhe fajin për këtë e ka vetë ministria e financës e cila para se të merrte vendime për të ndryshuar skemën e TVSH-së, duhet të bënte llogaritë me pas dhe letër

“Sot jemi në skemën 0% TVSH në blerja nga fermeri të çdo lloj produkti bujqësor dhe 20% TVSH në shitje. Le të marrim një shembull marr 100 lekë produkt bujqësor apo blegtorial në blerja nga fermeri TATIMI Mbi vlerën e Shtuar është 0%, ndërkohë që në shitje është 20% TVSH  dhe e nxora në treg me 120 lekë që ka një vlerë TVSH 20%  dhe që bën 24 lekë. TVSH  e pagueshme është TVSH në shitje minus TVSH  në blerje pra 24 lekë – 0 lekë = 24 lekë praktikisht unë nuk paguaj TVSH por paguaj tatim mbi fitim për qarkullimin tim.

Bleva 100 lekë produkt në import dhe hyra në Shqipëri kam 20%TVSH e konvertojmë në 20 lekë, dal në treg me 120 lekë dhe 20TVSH  pra funksionon barazimi i TVSH dhe kështu dalim 24 lekë-20 lekë = 4 lekë  atëherë përse unë duhet të blej produktin vendas? Kur e marr më lirë atë të importit”, tha Braçe.

Me një skemë TVSH ku qumështi më i lirë është ai importi se sa ai vendas, industria braktisi blegtorin shqiptar, për të shkuar tek ai serb.

Kjo skeme solli pasoja negative në numrin e krerëve të blegtorisë.  Ku vetëm në këtë 5-vjeçar kemi 144.000 gjedhë më pak ndërsa të imta kemi 829.000 më pak.

Zgjidhja sipas Braçes ka qenë gjithnjë në tavolinë dhe ajo është barazimi i tatimit mbi vlerën e shtuar në shitje dhe në blerje. Por mendimi shkon edhe përtej TVSH-së, duke përmbysur formën e subvencionimit.

“Të subevcionohen jo për krerë, por për njësi prodhimi sepse atë faturë ai do të merrte paratë mbrapsht”, përfundoi Braçe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bujar osmani ka shpallur zyrtarisht kandidaturen e tij per kryetar te komunes se cairit 687e8db95e2a2
Lajmi i mëparshëm

Bujar Osmani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit

zyrtare elvis letaj i bashkohet ballkanit 687e9755d76c8
Lajmi i radhës

Zyrtare: Elvis Letaj i bashkohet Ballkanit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë