futet ne kurrikula nga klasa e iv inteligjenca artificiale shtrin tentakulat ne arsim 693ae66fa115f

Futet në kurrikula nga klasa e IV, inteligjenca artificiale shtrin tentakulat në arsim

December 11, 2025
min lexim

Qeveria synon të përfshijë në kurrikulat e arsimit parauniversitar, në formë më të zgjeruar Inteligjencën Artificiale.

Agjenda Digjitale Për Arsimin 2025-2030 rendit si një ndër pikat që do të ketë fokus të shtuar Inteligjencën Artificiale duke pasur parasysh praktikat që po ndjekin vende të tjera ku edukimi nis herët në bankat e shkollës.

“Përfshirja e Inteligjencës Artificiale në kurrikulën e TIK-ut në arsimin parauniversitar: Me rritjen e përdorimit të IA-së në jetën tonë të përditshme, edukimi rreth IA po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Konsensusi global i shprehur në dokumentin e UNESCO-s 6, “Konsensusi i Pekinit për IA-në dhe Arsimin” mbështet integrimin e IA në kurrikulat shkollore. Kjo masë synon të zhvillojë dhe integrojë Inteligjencën Artificiale (IA) në arsimin parauniversitar, duke e përfshirë brenda edhe në kurrikulën ekzistuese të TIK-ut, veçanërisht për nxënësit nga klasa IV deri në klasat më të larta” thuhet në dokument.

Ky i fundit sjell si shembuj vende të tjera si Kina, Koreja e Jugut apo Gjermania.

Sipas Agjencisë ndërsa IA bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në arsim, disa vende kanë filluar ta integrojnë atë në kurrikulat e tyre të TIK-ut ose në lëndë të ndryshme.

Qasjet e integrimit janë të ndryshme, duke përfshirë kurrikula të veçanta për IA-në si lëndë të pavarura, kurrikulat ndërdisiplinore që kombinojnë IA-në me mësimin e bazuar në projekte, kurrikula fleksibël, që shkollat i përshtatin në nivel lokal dhe kurrikula të integruara, që përfshijnë IA në lëndët ekzistuese, si TIK dhe matematika.

”Për shembull, Kina mbulon IA nga klasat I deri në XII brenda shkencës së informacionit, ndërsa edukimi mbi IA-në në Indi është i përfshirë në laboratorët STEM për klasat VI–XII. Republika e Koresë përfshin IA-në në matematikë dhe në ekonomi shtëpiake për klasat IX–XII, ndërsa Gjermania lejon që rajonet të vendosin për integrimin e kurrikulës së IA-së në klasat I–XII. Këto modele të ndryshme nxjerrin në pah tendencën globale të përfshirjes së IA-së në sistemet arsimore për të përgatitur nxënësit për të ardhmen” nënvizon dokumenti i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

profili u zgjodh kreu i ri i spak kush eshte klodjan braho 693ae648b2b15
Lajmi i mëparshëm

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

gjyqi per shperthimin ne iber lepenc do te nise me 24 dhjetor 693ae69f965ed
Lajmi i radhës

Gjyqi për shpërthimin në Ibër-Lepenc do të nisë më 24 dhjetor

Të fundit nga

ShkoLartë