futbollisti shqiptar eshte dribluesi i peste me i mire i kampionatit 68f2d399ada88

Futbollisti shqiptar është dribluesi i pestë më i mirë i kampionatit

October 18, 2025
1 minut lexim

Një futbollist që po pret ende një ftesë nga Kombëtarja A e Shqipërisë është edhe anësori i sulmit, Ermir Rashica.

Djaloshit i është dashur shumë pak kohë që të afirmohet në nivelet më të larta jo vetëm në kampionatin shqiptar, por edhe në atë ukrainas ku është transferuar në fillimin e këtij viti.

Rashica iu bashkua në shkurt Metalist 1925 dhe ndihmoi skuadrën të ngjitej në elitë duke qenë një prej futbollistëve më të mirë të kategorisë së dytë ukrainase.

Por edhe në elitë, ai përsëri po spikat me lojën e tij. Në 8 ndeshje zyrtare të këtij sezoni, djaloshi i cili ka përfaqësuar Shqipërinë deri me Shpresat, ka shënuar një gol dhe dhënë dy asiste.

Por ajo që bie në sy është aftësia e tij për të kërkuar hapësira e synuar driblimet e kundërshtarëve në lojën një kundër një. Rezulton së Rashica është futbollisti i pestë për numrin e driblimeve në kampionat, teksa tenton mesatarisht 5,58 të tillë për 90 minuta.

Dhe kjo sjellje e tij nuk ndryshon as ndaj emrave të njohur në futbollin ukrainas, pasi ndaj Shakhtar Donjetck dhe Dinamo Kiev tentoi përkatësisht 5 dhe 3 driblime.

Megjithatë, përqindja e suksesit që është vetëm 40%, tregon se lojtari ka mundësi të mëdha përmirësimi në këtë aspekt, diçka e pritshme për një 21-vjeçar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spiropali viziton katedren e shqipes ne napoli te themeluar nga jeronim de rada 68f2d3393d5d8
Lajmi i mëparshëm

Spiropali viziton Katedrën e Shqipes në Napoli, të themeluar nga Jeronim De Rada

protesta ne tirane ja si e raportojne mediat boterore 68f2d3a419913
Lajmi i radhës

Protesta në Tiranë, ja si e raportojnë mediat botërore

Të fundit nga

ShkoLartë