Muaj para nisjes së Botërorit, është zbuluar lista e futbollistëve të Kombëtares Angleze më të paguar në botë dhe ka surpriza interesante.
Në krye të tabelës ndodhet Ivan Toney, i cili u largua nga Premier League për t’iu bashkuar klubit saudit, Al-Ahli, në 2024, me një kontratë katërvjeçare prej 425,000 paundësh në javë, duke e bërë atë futbollistin më të paguar anglez aktualisht.
Pas tij renditet kapiteni i Anglisë, Harry Kane, i cili fiton 416,000 paundë në javë te Bayerni. Në vend të tretë është Jude Bellingham i Real Madridit, me një pagë prej 347,000 paundësh në javë. Kjo do të thotë se asnjë nga tre më të paguarit nuk luan më në Premier League.
Ndërkohë, disa lojtarë të njohur në Premier League kanë pagë të lartë, por nuk do të jenë pjesë e listës kryesore të Tuchel për Botërorin. Për shembull, Raheem Sterling fiton 325,000 paundë në javë, por nuk po aktivizohet te Chelsea këtë sezon. Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, të cilët kishin kontrata të larta në Manchester United, tani fitojnë më pak gjatë huazimeve të tyre te Barcelona dhe Aston Villa.
Një tjetër surprizë është Marc Guehi, i cili pas transferimit te Manchester City për 20 milionë paundë, ka firmosur një kontratë 5.5-vjeçare me 300,000 paundë në javë, duke u bërë mbrojtësi më i paguar anglez. Po kështu, Bukayo Saka do të bashkohet në klubin e “300 mijë paundëve” pas rinovimit të tij tek Arsenali.
Në klubin e pagave të larta përfshihen gjithashu:
Trent Alexander-Arnold (Real Madrid) – 278,000 paundë/ javë
Reece James (Chelsea) – 250,000 paundë/ javë
John Stones (Manchester City) – 250,000 paundë/ javë
Declan Rice (Arsenal) – 240,000 paundë/ javë
Phil Foden dhe Jack Grealish – rreth 225,000 paundë/ javë
Nën pragun e 200,000 paundëve janë lojtarë si Harry Maguire (190,000) dhe Eberechi Eze (180,000), ndërsa një grup i madh anglezësh përfshin Mason Mount, Ben White, Noni Madueke, Kalvin Phillips, Luke Shaw, Jordan Pickford dhe Anthony Gordon me rreth 150,000 paundë në javë. Cole Palmer, hero i Chelsea-së, fiton vetëm 130,000 paundë në javë.
Kjo listë tregon qartë se disa nga emrat më të mëdhenj të Anglisë nuk janë më në Premier League, por vazhdojnë të jenë ndër të paguarit në botë, duke reflektuar ndryshimin e skenës globale të futbollit.
Burimi: botasot.info


