fushe kosova vazhdon lirimin e trotuareve nga bizneset 68bc95cf53562

Fushë Kosova vazhdon lirimin e trotuareve nga bizneset

September 6, 2025
1 minut lexim

Prej vitesh, trotuaret në Fushë Kosovë janë shndërruar në hapësira të zëna nga bizneset, duke kufizuar qasjen e këmbësorëve dhe shpesh duke i detyruar ata të ecin nëpër rrugë bashkë me automjetet.

Por vetëm së fundmi Komuna ka ndërmarrë një aksion për lirimin e këtyre hapësirave publike.

Banorët e shumë lagjeve të qytetit janë optimistë se kjo gjendje do të zgjasë, ndërkohë janë të kënaqur nga aksioni i ndërmarrë.

“Është vendim shumë i mirë lirimi i hapësirave, pa pasur nevojë”, ka thënë banorja Miranda Bajrami.

“Ka pasur shumë nevojë, megjithëse ende ka vend për përmirësime, por është shumë mirë që kanë ndërmarrë këtë aksion”, ka thënë banori Skënder Spahiu.

Prej kohësh, trotuaret në disa rrugë kryesore të Fushë Kosovës, u shndërruan në vend parkingje, duke pamundësuar lëvizjen e lirë, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta, raporotn RTKlive.

Banorja Mihrie Qelaj, ka thënë se ka qenë shumë e vështirë të ecësh dhe të dalësh në rrugë, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, “Tash mezi po pres të dal jashtë e të eci lirshëm”.

Drejtoria e Inspektoratit të qytetit ka njoftuar se aksioni i ndërmarrë synon lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje.

Sipas zyrtarëve komunalë, zbatimi i ligjit mbetet prioritet dhe nuk do të ketë tolerancë deri sa të lirohen të gjitha hapësirat që janë në shërbim të banorëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

1 ne 50 shqiptare ne burg ambasasori shqiptar takon dhe kundershton farage 68bc93b6e3398
Lajmi i mëparshëm

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

aniston e curtis te pa shqetesuar pasi frankel zbuloi lidhjen e saj me hipnotizuesin 68bc96f567789
Lajmi i radhës

​Aniston e Curtis të pa shqetësuar pasi Frankel zbuloi lidhjen e saj me hipnotizuesin

Të fundit nga

ShkoLartë