fusha te reja futbolli ne shqiperi dervishaj fushe ne perrenjas dhe gjirokaster kavaja me stadium te ri 6861b29fdf115

Fusha të reja futbolli në Shqipëri/ Dervishaj: Fushë në Përrenjas dhe Gjirokastër, Kavaja me stadium të ri

June 29, 2025
1 minut lexim

Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Arben Dervishaj, ka bërë publike disa vendime të rëndësishme për të ardhmen e infrastrukturës dhe financimit të futbollit shqiptar, gjatë një interviste në emisionin “Botërori i Vogël” në ABC News.

Ai theksoi se, përkundër mungesës së mbështetjes financiare nga shteti dhe zvarritjes së ligjit për sponsorizimet dhe basteve sportive, FSHF ka vendosur të investojë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë.

Gjithashtu, Dervishaj njoftoi për projekte të reja infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e fushave të reja, përmirësimin e stadiumeve ekzistuese si në Përrenjas, apo Gjirokastër si dhe ngritjen e një hoteli pranë Shtëpisë së Futbollit për akomodimin e ekipeve kombëtare. Ai konfirmoi gjithashtu se stadiumi kombëtar do të mbajë emrin “Air Albania” për edhe pesë vite të tjera.

“Duke qenë se FSH duke parë federatën e klubeve. Fe4derata e Futbollit merr zero lekë nga buxheti i shtetit, duke parë këtë rast, duke qenë se ne nuk kemi akoma ligjin e sponsorizimeve, dhe ligji nuk po miraton ligjin e basteve. Atëherë federata duke pasur një performamcë më të mirë, duke krijuar më shumë të ardhura, ka vendosur që të japë një shifër prej 3 milionë euro për Superioren dhe Kategorinë e Parë.

Gjithashtu u vendos që edhe për pesë vite stadiumi në kryeqytet të vazhdojë të mbajë emrin “Air Albania”, kjo sipas FSHF. Ne në këtë vit do të përfundojmë fushën e tretë në shtëpinë e futbollit, do të fillojmë mbledhjen e kësaj fushe. Po punojmë edhe për ndërtimin e një fushe në Përrenjas. Do të fillojnë ndërtimet edhe në stadiumin e Kavajës, që do të jetë i kategorisë së parë.

Kjo për të rritur inventarin e fushave të stërvitjes. Së shpejti do të fillojnë ndërtimet edhe për ndërtimin e një hoteli pranë Shtëpisë së Futbollit për akomodimin e ekipit kombëtar të futbollit. Për çdo kategori duhet që të bëjmë shumë më shumë investime”, tha Arben Dervishaj.

Burimi: botasot.info

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak sekuestrohen pasuri me vlere 12 milione euro nga organizata e trafikut te kokaines 6861b2286c24d
Lajmi i mëparshëm

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës

vud2abiq investoi tek thad2abi dhe rama dhe provokoi shba ne zberthehet deklarata e trump kur kosova dhe serbia mund te perplaseshin 6861b2a332c6c
Lajmi i radhës

‘Vuҫiq ‘investoi‘ tek Thaҫi dhe Rama dhe provokoi SHBA-në“/ Zbërthehet deklarata e Trump kur Kosova dhe Serbia mund të përplaseshin

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 19 shtator

Forumi Rinor i Ballkanit Perëndimor, paneli: “Nga dialogu në veprim: Rekomandimet e të rinjve për Ballkanin Perëndimor” (ora 09:30, Klan Arena). Vrapimi i gjeneratës së Pavarësisë (Sheshi Skënderbeu, Prishtinë, ora 11:00). Inaugurimi
ShkoLartë