Funksionaliteti i ri i WhatsApp është ajo çfarë përdoruesit me disa numra telefoni kanë pasur nevojë

Nëse keni një llogari personale dhe një biznesi në WhatsApp, ose dy llogari të ngjashme, së shpejti nuk do të keni nevojë të mbani dy telefonë për ti aksesuar.

WhatsApp më në fund do ti lejojë përdoruesit të shtojnë dy llogari në një pajisje të vetme për sa kohë keni një numër të dytë telefoni ose një telefon që mbështet eSIM apo dy ose më shumë SIM.

Përdoruesit nuk do të kenë nevojë të dalin nga njëra llogari për të hyrë tek tjera. Mund ti aksesojnë të dy llogaritë në të njëjtën kohë. Për ta bërë këtë duhet të shkoni në faqen Settings dhe të klikoni shigjetën ngjitur me emrin tuaj dhe më pas të gjeni opsionin “Add Account.”

Secila llogari ka konfigurimin e vet të privatësisë dhe njoftimeve dhe mund të zgjidhni të merrni njoftime veçmas. Debutimi i funksionalitetit të ri ndjek një përditësim të fillimit të vitit që ju dha mundësi përdoruesve të aksesojnë llogarinë në disa pajisje.

WhatsApp historikisht ka qenë strikt kur bëhet fjalë për qasjen në platformë ose kufizimin për të pasur vetëm një llogari në një telefon. Por në 2021 filloi të eksploronte funksionalitetin me shumë pajisje ndërsa së fundi bëri të mundur të sinkronizohej një llogari me deri në 4 telefonë në muajin Prill.

Përditësimi i ri e bën më të lehtë menaxhimin e aspekteve të ndryshme të jetës duke ruajtur kufijtë dhe do të vijë në javët në vijim. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

LSDM: Maqedonia është lidere në shfrytëzimin e fondeve IPARD

Story i radhës

“SHBA i bën presion Izraelit të mos fillojë luftë me Hezbollahun”

Të fundit nga