fundi i historise nuk eshte shkruar ende sarkozi merr mijera letra mbeshtetjeje ne burg 690d18473eb0d

“Fundi i historisë nuk është shkruar ende”, Sarkozi merr mijëra letra mbështetjeje në burg

November 6, 2025
1 minut lexim

Nicolas Sarkozy mund të jetë i burgosur në një burg në Paris duke vuajtur një dënim 5-vjeçar, por popullariteti i tij nuk duket se po bie pasi ish-Presidenti i Francës merr mijëra letra çdo ditë nga fansat e tij që shprehin mbështetjen e tyre për të.

Në një video që qarkullon në internet dhe është postuar në llogarinë personale të Sarkozy-t në X (ish Twitter), një nga punonjësit e burgut shihet duke zbrazur një qese të madhe që përmbante një numër të madh letrash drejtuar ish-Presidentit të vendit para kamerës.
Në fakt, në video, shihet në disa letra se dërguesit i kërkojnë atij të “jetë i guximshëm”, ndërsa ka edhe kartolina, si dhe letra, shkrimi i të cilave madje i referohet fëmijëve.

Njëkohësisht, videoja tregon se përveç letrave mbështetëse, Sarkozisë po i dërgohen edhe dhjetëra libra.
“Faleminderit nga thellësia e zemrës për mobilizimin tuaj! Fundi i historisë nuk është shkruar ende…”, thuhet në postimin e Nicolas Sarkozy-t.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

partneret po pergatisin paketa te reja mbeshtetjeje per ukrainen thote zelensky 690d1693346a9
Lajmi i mëparshëm

Partnerët po përgatisin paketa të reja mbështetjeje për Ukrainën – thotë Zelensky

be paralajmeron per nje gare te re te armatimeve berthamore 690d1c82ab27b
Lajmi i radhës

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë