fund dramatik ne rrogozhine 68b36f7585288

Fund dramatik në Rrogozhinë

August 30, 2025
1 minut lexim

Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës në Superiore, të vlefshme për javën e dytë. Në Rrogozhinë, Elbasani ishte shumë afër fitores, por në fund shifrat u shënuan 1-1.

Ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic duket se e ka shumë seriozisht këtë vit dhe do jetë një kundërshtar i fort për këdo. Synimi kryesor i verdhebluve është “Final Four”.

Elbasani gjeti golin në fundin e pjesës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë, ku Tsague i jep një asist perfekt Diallo dhe ky i fundit me një veprim të bukur brenda zonës, ku shmang mbrojtësin kundërshtar dhe dërgon topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Egnatia e drejtuar nga Ilir Tetova u mundua të gjente golin e barazimit me çdo kusht dhe e arriti atë vetëm në minutën e 82-të me të sapo futurin në fushë, Jefferson, i cili shënoi me kokë, pas krosimit që mori nga goditja e këndit.

Goli i brazilianit acaroi verdheblutë, kapiteni Bruno Lulaj merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën e lojës. Në minutat e fundit pati shumë tension në fushë, Egnatia e mbylli takimin me 9 lojtarë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

festivali i yjeve rama poston videon permbledhese nga fushe stunde e librazhdit 68b36f16567c8
Lajmi i mëparshëm

Festivali i Yjeve, Rama poston videon përmbledhëse nga Fushë-Stundë e Librazhdit

fluksi i automjeteve ne keto pika te kalimeve kufitare ka pritje me te gjata 68b36f88db8ac
Lajmi i radhës

Fluksi i automjeteve, në këto pika të kalimeve kufitare ka pritje më të gjata

Të fundit nga

Skënderbeu me mungesa

Skënderbeu u përpoq të rivalizonte Tiranën në Kupën e Shqipërisë me të gjitha mënyrat, por mungesa e disa titullarëve që nuk janë rikthyer ende pas festave të fundvitit u reflektua qartë në
ShkoLartë