fssh ne kater vitet e fundit nuk eshte evidentuar asnje ankese per nderhyrje te panevojshme mjekesore 68a6fb860b289

FSSH: Në katër vitet e fundit nuk është evidentuar asnjë ankesë për ndërhyrje të panevojshme mjekësore

August 21, 2025
min lexim

Shkup, 21 gusht – Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) kryen kontrolle të rregullta në zbatimin e obligimeve të dakorduara me institucionet publike dhe private të shëndetësisë dhe informon se në katër vitet e fundit nuk është regjistruar asnjë ankesë për ndërhyrje të panevojshme mjekësore. Lidhur me pretendimet e fundit për ndërhyrje të supozuara të panevojshme mjekësore, të parashtruara në opinion, FSSH-ja edhe një herë përsëriti angazhimin e saj për transparencë, respektim të ligjit dhe mbrojtje të të drejtave të pacientëve.

Nga FSSH-ja theksojnë se po ndjek “me kujdes të duhur” të gjitha çështjet lidhur me cilësinë, sigurinë dhe ligjshmërinë e shërbimeve shëndetësore, të ofruara për persona të siguruar dhe u bën thirrje të gjithë palëve të interesuara në sistemin shëndetësor, si dhe deri tek opinioni, “për komunikim të matur dhe të arsyetuar bazuar në fakte të verifikueshme, me qëllim ruajtjen e besimit në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe shmangien e përgjithësimeve që mund të shkaktojnë sensacionalizëm”.

“Fondi thekson rëndësinë e respektimin drejt standardeve profesionale, etikës mjekësore dhe parimeve të mjekësisë së bazuar në prova, të cilat paraqesin themelin e sistemin shëndetësor. Në kuadër të kompetencave të veta ligjore, FSSH kryen kontrolle të rregullta të obligimeve të dakorduara me institucionet publike dhe private të shëndetësisë, me qëllim të sigurohet që shërbimet e kujdesit shëndetësor të ofrohen në përputhje me rregulloret ligjore dhe kontratat e lidhura. Në të gjitha institucionet kryhen kontrollet e rregullta vjetore, ndërsa Fondi vepron edhe për ankesat e paraqitura nga pacientët ose për gjetjet e veta. Në katër vitet e fundit, nuk është regjistruar asnjë ankesë për ndërhyrje të panevojshme mjekësore, ndërsa Fondi ka kryer nëntë kontrolle për fonde të mbledhura privatisht bazuar në analizat e veta”, theksohet në kumtesën e FSSH-së.

FSSH-ja, megjithatë, potencon se nuk ka kompetencë ligjore për të vlerësuar justifikimin mjekësor të ndërhyrjeve të kryera, as për të ushtruar mbikëqyrje inspektuese ndaj punës profesionale të institucioneve shëndetësore, duke treguar se këto kompetenca janë brenda fushëveprimit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar ose të komisioneve të posaçme të formuara nga ministri i Shëndetësisë.

Fondi, në kuadër të kompetencave të tij, potencon se do të vazhdojë të punojë për të parandaluar parregullsitë e mundshme në përdorimin e burimeve financiare dhe se mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore.

Ministria e Shëndetësisë më herët kumtoi se tashmë është duke u koordinuar për të verifikuar pretendimet e ndara në opinion në lidhje me ndërhyrje të panevojshme eventuale mjekësore, si dhe duke kryer mbikëqyrje urgjente dhe të jashtëzakonshme me qëllim që të fitohet një fotografi e plotë, pasi që kardiologu Sashko Kedev, për televizionin Kanal 77, deklaroi se në spitalet private po kryhen ndërhyrje të panevojshme me qëllim të përfitimit më të madh.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen nepotizmi i taravarit ska fund kur jeton shaqiri ia punesoi gruan shteti u be bankomat familjar 68a6f6802127b
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Nepotizmi i Taravarit s’ka fund, kur Jeton Shaqiri ia punësoi gruan, shteti u bë bankomat familjar!

e rende ne bulqize gjendet pa shenja jete nje 33 vjecar dyshohet se 68a704f65cca9
Lajmi i radhës

E rëndë në Bulqizë! Gjendet pa shenja jete një 33-vjeçar, dyshohet se…

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë