fsk merr pjese ne ushtrimin nderkombetar dynamic front 26 ne gjermani 698b4c87b2e06

FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani

February 10, 2026
1 minut lexim

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me një kontingjent nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë dhe një togë mortajash, po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26”, i organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF).

FSK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ushtrimi fushor “Dynamic Front” është ushtrim shumëkombësh që synon testimin e ndërveprueshmërisë së ushtrive të NATO-s dhe forcave partnere në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt dhe se këtë vit, ushtrimi po zhvillohet paralelisht në pesë shtete: Gjermani, Rumani, Poloni, Spanjë dhe Turqi.

“FSK ka zbarkuar në Gjermani, në zonën stërvitore Grafenwöhr Training Area, me kapacitetet e veta logjistike, duke përfshirë automjete, armatim dhe municion.Kontingjenti i FSK-së ka vepruar bashkëngjitur me Regjimentin 4-319 të Artilerisë Fushore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Togu i mortajave, me elementët përbërës të Vijës së Zjarrit, Qendrës së Drejtimit të Zjarrit dhe Vëzhguesve të Përparëm, si dhe me mortaja 120 mm, ka realizuar qitje mbi objektiva në koordinim me Ushtrinë Amerikane dhe trupat e Ushtrisë Italiane”, thuhet në njoftim .

Gjatë ushtrimit “Dynamic Front 26”, FSK  njofton se ka demonstruar përvojën dhe kapacitetet e saj në qitje me mortaja gjatë ditës dhe natës, si dhe ka shkëmbyer mësime të nxjerra dhe praktika më të mira me forcat partnere.“FSK çdo ditë po dëshmon profesionalizmin, disiplinën duke ndërvepruar me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tensionet per projektin tid ne durres shtyhet mbledhja e keshillit bashkiak 698b4c8578ecb
Lajmi i mëparshëm

Tensionet për projektin ‘TID’ në Durrës, shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak

FB IMG 1770739490392
Lajmi i radhës

Hoxha në UNESCO: Alarm dhe angazhim maksimal për ruajtjen e statusit të Ohrit

Të fundit nga

​Tre të vrarë në Gaza nga sulmi izraelit

Sulmet ushtarake izraelite të hënën kanë vrarë tre persona në perëndim të qytetit të Gazës, ka thënë spitali ku kanë mbërritur viktimat. Sipas Associated Press, spitali Shifa ka raportuar për vdekjet në

Shkupi pëson debakël

Skuadra e Shkupit duket se nuk do të ketë asnjë mundësi që të shpëtojë nga më e keqja, largimi nga Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut. Humbja e sotme në start
ShkoLartë