fshihnin te ardhurat qe perfitonin nga kembimi i valutave3 administratore nen hetim 689af58e62b6c

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave,3 administratorë nën hetim

August 12, 2025
1 minut lexim

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht administratorët e 3 subjekteve, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave.



Janë sekuestruar nga këto subjekte, rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme: euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin policor të koduar “The Script 2”.

Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.

Në përfundim të veprimeve për këto raate, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj)”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkollat bosh mbyllen mbi 350 institucione arsimore ne shqiperi kosove e maqedoni te veriut 689af3ea3c973
Lajmi i mëparshëm

Shkollat bosh/ Mbyllen mbi 350 institucione arsimore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut

jennifer aniston zbulon se si u ndje pasi u tradhtua nga brad pitt 689af8d60f39d
Lajmi i radhës

Jennifer Aniston zbulon se si u ndje pasi u tradhtua nga Brad Pitt

Të fundit nga

ShkoLartë