fshf ndane tre milione euro per klubet e futbollit 685e66e3bea3f

​FSHF ndanë tre milionë euro për klubet e futbollit

June 27, 2025
1 minut lexim

Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes financiare për klubet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njoftoi këtë vendim, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm, me të ardhurat që do të vijnë nga komercializimi.

“Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe, në vitin 2026, do të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre”, – u shpreh Presidenti Duka gjatë fjalës së tij në Asamble.

Mbështetja financiare do të shpërndahet gjatë periudhës ndërmjet dy asambleve dhe përbën një hap të rëndësishme për rritjen e standardeve në menaxhimin e klubeve, rritjen e cilësisë së garës dhe krijimin e kushteve më të mira për lojtarët, trajnerët dhe stafet teknike.

Burimi: botasot.info

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

ZGJEDHJE LOKALE 2025

shiste lende narkotike ne doza arrestohet 58 vjecari ne vlore 685e666c35776
Lajmi i mëparshëm

Shiste lëndë narkotike në doza, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

limaj do te shkoje ne takim te kurti eshte momenti i fundit qe forcat politike te kthehen ne tavoline 685e66e6acb26
Lajmi i radhës

Limaj: Do të shkojë në takim te Kurti, është momenti i fundit që forcat politike të kthehen në tavolinë

Të fundit nga

ShkoLartë