fshf merr masa disiplinore gjobe e rende per tiranen pezullime dhe ndeshkime per disa klube 69617577d7701

FSHF merr masa disiplinore: Gjobë e rëndë për Tiranën, pezullime dhe ndëshkime për disa klube

January 9, 2026
min lexim

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në javën e fundit të fazës së dytë në Superiore.

Tirana është dënuar me gjobë 500 mijë lekë, për vonesa gjatë ndeshjes ndaj Elbasanit. Këta të fundit janë dënuar po ashtu me gjobë, për sjellje të gabuar të tifozëve.

Te Tirana është dënuar me katër ndeshje zyrtari i klubit, Eranjo Isai, ndërsa me dy ndeshje pezullim është dënuar trajneri i Partizanit B, Realf Zhivanaj.

VENDIMET:

1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. KF Tirana, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.
3. Zyrtari i KF Tirana, Eranjo Isai, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
5.KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

6. Zyrtari i FK Partizani, Realf Zhivanaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. FK Apolonia U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-19, kundër KF Laçi U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

8. Zyrtari i FK Apolonia U-19, Santiliano Dule, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

9. TR 19 Akademi U-16, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kundër KF Shkodra U-16, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

10. Zyrtari i TR 19 Akademi U-16, Arian Sheta, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i Luminesen, Fatjon Koçi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me  6 (gjashtë) muaj pezullim nga veprimtaritë.

12. Lojtari i Luminesen, Eldi Gjuzi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i Luminesen, Bledjan Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. AF Lissus B, U-9, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

15. AF Lissus A, U-9, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

16. Mirdita R-IBGR, U-13, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

17. KF Sënkolli RR, U-13, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

18. Kukësi G, U-11, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

19. AF Lissus C, U-11, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

20. FK Shënkolli SH, U-11, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

21. Kukësi A, U-15, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

22. Kukësi G, U-15, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

23. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Skënderbeu U-19, Charles Oppong, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

24. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Enkelajdo Kamberaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

25. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

26. Rrëzimin e kërkesës së KF Iliria, në lidhje me Vendimin Nr 15 data 05.12.2025, pika 3, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

27. Rrëzimin e kërkesës së AF Elbasani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama qeveria do te permbushe cdo detyrim ndaj qytetareve 69617514e1257
Lajmi i mëparshëm

Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve

prej kater ditesh nen pushtetin e ujit banoret e thumanes apel per ndihme po e kalojme naten jashte nuk kemi as ushqime 69617623737c3
Lajmi i radhës

Prej katër ditësh nën pushtetin e ujit, banorët e Thumanës apel për ndihmë: Po e kalojmë natën jashtë, nuk kemi as ushqime

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e shtunë 10 janar 2026

Dashi Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni gjera te gabuara qe mund te prishin harmoninë. Beqaret nuk duhet te
ShkoLartë