frike per guendouzin 698280c979a80

Frikë për Guendouzin

February 4, 2026
1 minut lexim

Moment frike për Matteo Guendouzi në Turqi. Ish-lojtari i Lazios, i shitur te Fenerbahce gjatë afatit kalimtar dimëror, u godit nga një shishe uji e hedhur nga tribunat në stadiumin Yildiz Entegre Kocaeli në ndeshjen me Kocaelispor, të cilën miqtë e fituan me rezultatin 2-0.

Ishte minuta e parë e kohës shtesë në pjesën e parë kur ish-lojtari i Real Madridit dhe PSG-së, Marco Asensio, lëshoi një gjuajtje spektakolare me të majtën nga jashtë zonës, e cila mposhti portierin e Kocaelisporit, Degirmenci.

Lojtarët e Fenerbahçes festuan pranë stolit të tyre dhe vetëm pak hapa larg tribunave.

Ndërsa skuadra u mblodh rreth Asension pas golit, Guendouzi papritmas u rrëzua në tokë, i goditur në kokë nga një shishe uji.

Momente frike, lojtarët e Fenerbahçes protestuan kundër tifozëve vendas, ndërsa stafi mjekësor i ekipit të trajnerit Tedesco hyri në fushë për të ndihmuar ish-lojtarin e Lazios, i cili ishte dukshëm i hutuar.

Pas çorientimit fillestar, lojtari për fat të mirë u ngrit pa dëmtime serioze dhe ndeshja, e pezulluar për disa minuta, rifilloi normalisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e papritur ne sanremo can yaman bashkeprezanton syte nga eurovision 2026 69827a37b2680
Lajmi i mëparshëm

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

afresku i restauruar i engjellit qe i ngjan kryeministres italiane shkakton hetime 6982818cc5d40
Lajmi i radhës

Afresku i restauruar i engjëllit që i ngjan kryeministres italiane shkakton hetime

Të fundit nga

ShkoLartë