fratesi vendosi te qendroje 68bb3c55bfe37

Fratesi vendosi të qëndrojë

September 5, 2025
1 minut lexim

Davide Fratesi ka refuzuar tundimin e Premier Ligës për të vazhduar aventurën me Interin.

Mesfushori italian, që në verë u ndoq me interes nga Njukasëll, ka zgjedhur të mbetet në Milano, i bindur se mund të fitojë një vend si titullar nën drejtimin e trajnerit të ri, Kristian Kivu.

Pas operacionit për hernie, 25-vjeçari është gati të rikthehet dhe të provojë veten aty ku nuk arriti me Inzaghian. Kivu e sheh Fratesin si një mesfushor me shpirt sulmues dhe e konsideron element kyç për projektin e tij.

Ndaj, krahas objektivave sportive, në horizont është edhe rinovimi: kontrata e tanishme skadon në 2028, por palët po diskutojnë shtyrjen me një vit dhe rritjen e pagës nga 2,8 në 3,8 milionë euro. Për Fratesin, ky sezon mund të shënojë nisjen e kapitullit të tij të vërtetë me fanellën zikaltër.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama projekti i ri i alpeve ne shtegun theth valbone permireson infrastrukturen per turistet 68bb3c082d4a4
Lajmi i mëparshëm

Rama: Projekti i ri i Alpeve në shtegun Theth-Valbonë, përmirëson infrastrukturën për turistët

kushtetuta e kacanikut hallke e shtetformimit te kosoves 68bb3c6194dda
Lajmi i radhës

Kushtetuta e Kaçanikut, hallkë e shtetformimit të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë