frash fuqizon rrjetin rinor ne te gjitha zonat zgjedhore 6869ade7317d4

FRASH fuqizon rrjetin rinor në të gjitha zonat zgjedhore

July 6, 2025
1 minut lexim

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH) ka mbajtur mbledhje të rëndësishme, ku është formuar zyrtarisht Shtabi Rinor Qendror dhe janë zgjedhur përfaqësuesit e rinj të Këshillit të Përgjithshëm, të përbërë nga përfaqësuesit e degëve të FRASH.

Viola Ramadani nga FRASH, ka njoftuar se gjatë mbledhjes janë zgjedhur edhe shefat e shtabit për zonat zgjedhore, duke e konsideruar këtë hap si një sinjal të qartë për organizimin dhe angazhimin e të rinjve në skenën politike shqiptare.

“Rinia është forca që ndërton të ardhmen. Sa më shumë dije, guxim e dashuri të ketë në zemrën e saj, aq më i ndritur bëhet nesërmi,” ka deklaruar Ramadani, duke theksuar rolin kyç të të rinjve në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të përparuar.

Ajo ka shtuar se rinia nuk është thjesht një periudhë e jetës, por një energji që kur ndizet me ideal, bëhet dritë për gjithë kombin.

Me këtë strukturim të ri, FRASH synon një mobilizim më të madh të të rinjve për zgjedhjet lokale, si dhe në funksion të sfidave politike dhe shoqërore që i presin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sa u pagua ne hollywood rrefehet inva mula 6869a4c33177d
Lajmi i mëparshëm

Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula

vijon aksioni per lirimin e hapesirave publike ne vlore largohen me karotrrec makinat e parkuara 6869b748023c4
Lajmi i radhës

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, largohen me karotrrec makinat e parkuara

Të fundit nga

ShkoLartë