frank lampard afer rikthimit 68cc279fb5837

Frank Lampard afër rikthimit

September 18, 2025
1 minut lexim

Trajneri Frank Lampard është një ndër kandidatët për ta zëvendësuar Graham Potter te West Ham United.

“Çekanët” po e konsiderojnë ndryshimin e trajnerit pas paraqitjeve zhgënjyese në fillimin e këtij sezoni në Ligën Premier.

Sipas “Football Insider”, klubi londinez ka interesim serioz për Lampard, që e shohin si pasuesi adekuat i Potter.

Aktualisht, Lampard është në krye të Coventry, klub që garon në Championship.

Sezonin e kaluar, skuadra kishte një progres të madh, duke lëvizur nga gara për mbijetesë në pozitën e pestë në tabelë.

Tekniku anglez është i lumtur me përmirësimin që ka bërë skuadra gjatë kësaj periudhe, megjithatë mundësia për t’u rikthyer në Ligën Premier lehtësisht t’ia ndryshojë mendjen.

Potter në anën tjetër mbetet nën presion të vazhdueshëm pavarësisht që mori drejtimin e West Hamit që nga janari i vitit 2025.

Kujtojmë, Lampard e njeh mirë West Hamin shkaku i periudhës që kaloi te “Çekanët” si lojtar, ku zhvilloi 187 paraqitje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rriten rastet e anemise ne shqiperi raporti 15 49 vjec mosha me e prekur 68cc273920eb1
Lajmi i mëparshëm

Rriten rastet e anemisë në Shqipëri, raporti: 15-49 vjeç mosha më e prekur

gjykata speciale ua vazhdon paraburgimin veselit selimit dhe krasniqit 68cc27a2051ee
Lajmi i radhës

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Të fundit nga

ShkoLartë