Franca kërkon ndërprerjen e shitjeve të iPhone 12 për shkak të niveleve të larta të radioaktivitetit

Franca ka urdhëruar Apple që të ndërpresë shitjen e iPhone 12 me arsyetimin se emetojnë radioaktivitet të lartë elektromagnetik.

Ditën e Marte, autoritetet Franceze që mbikëqyrin frekuencat radio, i thanë gjigantit të teknologjisë që të rregullojë telefonët ekzistues.

ANFR ka këshilluar Apple se nëse nuk arrin të rregullojë problemin përmes një përditësimi softueri, duhet të tërheqë nga tregu çdo iPhone 12 shitur ndonjëherë në vend.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë më herët është përpjekur të adresojë frikën për radioaktivitetin e emetuar nga telefonët celular.

Në uebsajtin e OBSH thuhet se nuk ka prova që ekspozimi ndaj fushave të ulëta elektromagnetike është i dëmshëm ndaj njerëzve.

iPhone 12 debutoi fillimisht në Shtator të 2020 dhe ende shitet në mbarë botën. Apple tha për BBC se pajisja është në përputhje me udhëzimet dhe nuk përbën rrezik radioaktiviteti.

Nga ana tjetër Franca thotë se Ritmi Specifik i Absorbimit (SAR) është mbi nivelet e lejueshme ligjërisht në iPhone 12.

Kompania pritet të përgjigjet brenda 2 javësh. Sipas rregullatorit SAR ishte 5.75 vat për kilogram, mbi limitin e pranueshëm. Lajmi erdhi në të njëjtën ditë që Apple prezantoi modelin më të fundit iPhone 15. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Vuçiq shfaqet duke ngrënë sanduiç në zyrë bashkë me dy ministra, pasi ua caktoi produkteve vetë çmimet

Story i radhës

Shefi i OKB-së mesazh solidariteti për Libinë pas fatkeqësisë së përmbytjeve

Të fundit nga