franca hap hetim penal ndaj tiktok per permbajtje te rrezikshme per femijet 690bc4d126e83

Franca hap hetim penal ndaj TikTok për përmbajtje të rrezikshme për fëmijët

November 5, 2025
1 minut lexim

Hetuesit francezë kanë hapur një hetim penal ndaj TikTok për akuza se platforma e videove lejon përmbajtje që promovon vetëvrasjen dhe se algoritmet e saj mund të nxisin të rinjtë  të marrin vendime ekstreme.

Ky njoftim vjen pas një padie kundër TikTok nga disa familje franceze,  një hetimi parlamentar francez mbi ndikimin psikologjik të Tik-Tok tek fëmijët, si dhe raporte që detajojnë çështje të ngjashme, të publikuara nga Amnesty International dhe Senati Francez.

Zyra e prokurorit në Paris tha në një deklaratë se hetimi do të shqyrtojë “përmbajtje që konsiston veçanërisht në promovimin e vetëvrasjes” si dhe nëse Tik-Tok ka respektuar detyrimet për të njoftuar autoritetet për shkeljet e kryera nga ndërmjetësit.

Në një deklaratë të dhënë të martën, Tik-Tok hodhi poshtë akuzat e raportit parlamentar që ndihmuan në hapjen e hetimit.

Departamenti  për krimet kibernetike e policisë së Parisit do të hetojë krime të mundshme, përfshirë “propagandën për produkte ose metoda të përdorura për të marrë jetën e dikujt”, si dhe lehtësimin e transaksioneve të paligjshme të lidhura me krimin e organizuar, tha zyra e prokurorit.

Nëse hetimi çon në akuza dhe dënime, ata që shpallen fajtorë mund të përballen me disa vite burg dhe gjoba.

Vitin e kaluar, shtatë familje paditën Tik-Tok France, duke akuzuar platformën se nuk ka moderuar përmbajtje të dëmshme dhe se ka ekspozuar fëmijët ndaj materialeve që rrezikojnë jetën. Nga këto shtatë familje, dy përjetuan humbjen e një fëmije.

Tik-Tok dhe platformat e tjera të mediave sociale gjithashtu kanë qenë nën vëzhgim global për shkak të pretendimeve se nxisin dhunë dhe ngacmime, veçanërisht tek fëmijët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kishte lidhje intime me te birin vrau bashkeshorten dhe plagosi djalin e saj burg perjete per 47 vjecarin shqiptar ne selanik 690bc4a57d2ea
Lajmi i mëparshëm

“Kishte lidhje intime me të birin”/ Vrau bashkëshorten dhe plagosi djalin e saj, burg përjetë për 47-vjeçarin shqiptar në Selanik

20 qytetet me te pasura ne bote 690bc514a35cb
Lajmi i radhës

20 qytetet më të pasura në botë

Të fundit nga

ShkoLartë