forumi i sigurise 2026 mbledh ne shkup eksperte dhe diplomate nga rajoni dhe evropa 6a2fd031e319c

Forumi i Sigurisë 2026 mbledh në Shkup ekspertë dhe diplomatë nga rajoni dhe Evropa

June 15, 2026
1 minut lexim
Screenshot 2026 06 15 at 11.17.08

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po mbahet Forumi i Sigurisë 2026, kushtuar rolit të Ballkanit Perëndimor në sigurinë evropiane, qëndrueshmërinë institucionale dhe stabilitetin gjeopolitik.

Forumi zhvillohet nën moton: “Arkitektët e stabilitetit: Identiteti i sigurisë së Ballkanit Perëndimor”.

Ngjarja organizohet në Kuvend dhe bashkon përfaqësues të institucioneve shtetërore, komunitetit akademik, trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, mediave dhe shoqërisë civile.

Forumi do të hapë debat mbi rolin e Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë evropiane, në një periudhë kur kontinenti përballet me sfida serioze gjeopolitike, kërcënime hibride dhe konkurrencë të shtuar ndërmjet fuqive të mëdha.

Në fokus të diskutimeve do të jenë çështjet e sigurisë rajonale, dezinformimit, sigurisë energjetike, qëndrueshmërisë së institucioneve dhe nevojës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit.

Janë paralajmëruar fjalime nga përfaqësues të Kuvendit, Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, komunitetit akademik dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Ligjëratën kryesore do ta mbajë profesori Iulian Chifu nga Qendra Rumune për Parandalimin e Konflikteve dhe Paralajmërimin e Hershëm.

Paneli i parë do t’i kushtohet pozitës gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor dhe vendit të tij në strukturën evropiane të sigurisë. Në diskutim do të marrin pjesë ekspertë dhe diplomatë nga disa vende evropiane, përfshirë Polonia, Serbia, Rumania, Austria dhe Maqedonia e Veriut. përcjell Zhurnal.mk .

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

linje e re ajrore ankara shkup do te hapet me 2 korrik 6a2fcee1929b6
Lajmi i mëparshëm

Linjë e re ajrore Ankara-Shkup do të hapet më 2 korrik

arte marciale fishekzjarre dhe vip a si e festoi trump 80 vjetorin 6a2fe22848602
Lajmi i radhës

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

Të fundit nga

ShkoLartë