formacioni i mundshem i shqiperise silvinjo ka dilema per rreshtimin sulmin e udheheq katana 68ea099631179

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë/ Silvinjo ka dilema për rreshtimin, sulmin e udhëheq… “Katana”

October 11, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja do të luajë sot një ndeshje shumë të rëndësishme për objektivin që ka, për një kualifikim në Botëror.Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë në Leskovc, aty ku vetëm fitorja do të bënte punë për kuqezinjtë, ndërkohë që çdo rezultat tjetër, thuajse shuan ëndrrat tona për një vend në Botëror. Silvinjo ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore megjithatë ka ende pak dilema sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë.

Në portë mbetet titullar Strakosha, i cili do të ketë në mbrojtje Hysajn nga e djathta e Mitajn nga e majta, teksa në qendër do të jetë dyshja Ajeti-Gjimshiti.

Në mesfushë, Silvinjo ka preferuar të ulë në stol Ramadanin dhe vendin e tij, pritet ta zërë Qazim Laçi i cili do të rreshtohet së bashku me Shehun dhe Asllanin.

Daku do të udhëheqë sulmin në Leskvoc i ndihmuar nga Broja në të djathtë dhe me shumë mundësi, Uzuni do të jetë titullar nga e majta.

Për këtë pozitë, ka një balotazh mes beratasit dhe Nedim Bajramit, megjithatë Uzuni është më i avantazhuar.

Image

Formacion

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tabaku reagon pas shembjes se nje biznesi ne kombinat qeveria po sillet si agjenci imobiliare duke shkaterruar pronat e qytetareve 68ea0935ef7df
Lajmi i mëparshëm

Tabaku reagon pas shembjes së një biznesi në Kombinat: Qeveria po sillet si agjenci imobiliare, duke shkatërruar pronat e qytetarëve

votuesi mes bastioneve qe po bien dhe krizes qe vazhdon 68ea09a982495
Lajmi i radhës

Votuesi mes bastioneve që po bien dhe krizës që vazhdon

Të fundit nga

ShkoLartë