fluks vizitoresh ne shengjin koha me diell terheq qytetaret 69a377d79859f

Fluks vizitorësh në Shëngjin, koha me diell tërheq qytetarët

March 1, 2026
1 minut lexim

“Fundjava e fundit e muajit shkurt ka sjellë një fluks të pazakontë vizitorësh në bregdetin e Shëngjin. Temperaturat e ngrohta, jo tipike për këtë periudhë të vitit, kanë nxitur shumë qytetarë që të zgjedhin bregdetin për të kaluar kohën e lirë”.

Qytetarë të shumtë janë parë duke shëtitur buzë detit, duke shijuar natyrën, një kafe në lokalet pranë bregut, apo thjesht një fundjavë të qetë larg zhurmës së qytetit.

Edhe pse sezoni turistik veror është ende larg, zona ka tërhequr vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit.

Sipas tyre, Shëngjini mbetet një destinacion që frekuentohet në çdo stinë të vitit, jo vetëm gjatë verës, megjithëse shqetësim mbetet papastërtia.

Ajri i pastër, hapësirat për shëtitje dhe pamja e detit janë disa nga arsyet pse shumë zgjedhin ta vizitojnë bregdetin e Lezhës në çdo stinë të vitit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

departamenti i shtetit thote se udhetimi i rubios ne izrael eshte anuluar 69a3770a9ecfc
Lajmi i mëparshëm

Departamenti i Shtetit thotë se udhëtimi i Rubios në Izrael është anuluar

imeri kritikon vuciqin per krahasimin e situates ne iran me nderhyrjet e nato s me 1999 69a377ee8ba47
Lajmi i radhës

​Imeri kritikon Vuçiqin për krahasimin e situatës në Iran me ndërhyrjet e NATO-s më 1999

Të fundit nga

ShkoLartë