florian roci pas debutimit me gol te struga trim lum kam punuar shume per kete moment 690a727464190

Florian Roçi pas debutimit me gol te Struga Trim Lum: Kam punuar shumë për këtë moment

November 4, 2025
min lexim

“Kam ëndërruar gjithmonë që të veshë fanellën e ekipit të qytetit tim”…

Ishin këto fjalët e para të 18-vjeçarit Florian Roçi, i cili ëndrrën e tij e bëri realitet pikërisht sot, 04 nëntor 2025.

Ai debutoi me fanellën e ekipit të parë të Struga Trim Lum, skuadrës së qytetit të tij të lindjes, ndërsa që ky debutim të jetë ndoshta përgjithmonë në memorjen e tij, kontribuoi edhe goli i shënuar, që në fund ndihmoi skuadrën strugane për të shënuar fitore 2:0 në transfertën ndaj Makedonija GJ.P.

Pas këtij goli, Roçin e uruan të gjithë, ndërsa i njëjti pranon se vërtetë kishte ndjenja të papërshkruara pas gjithë asaj që ndodhi sot.

“Po, sinqerisht është një ndjenjë e veçantë. Kam ëndërruar gjithmonë të vesh fanellën e ekipit të qytetit tim dhe të luaj para tifozëve që më kanë mbështetur që fëmijë. Kam punuar shumë për këtë moment dhe kur erdhi ishte një emocion që smund ta përshkruaj me fjalë.”

Goli debutues në ndeshjen debutuese…

“Jam jashtëzakonisht i lumtur! Për çdo lojtar të shënoj në debutim, është diçka e madhe. Për mua, që ky gol erdhi me fanellën e Struga Trim Lum, e bën akoma më të veçantë. Dua ta falënderoj trajnerin dhe bashkëlojtarët për besimin dhe ndihmën që më dhanë në fushë.”

Momenti i golit…

“Në ato sekonda gjithçka ndodhi shumë shpejt. Thjesht mendova të godas sa më saktë. Kur pashë topin të futej në rrjetë, ndjeva një shpërthim emocionesh. Ishte një moment që do ta mbaj mend gjatë kohë.”

Fanella e Struga Trim Lum…

“Më mbush shumë me motivim dhe përgjegjësi. Të luash në një skuadër që gjithmonë synon majat, të jep mundësinë të mësohesh me mentalitet fituesi. Çdo ditë mundohem të përmirësohem dhe të ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem.”

E ardhmja e Florianit…

“Te Struga Trim Lum ndjehem si në shtëpinë time. Këtu ka një atmosferë shumë pozitive, me lojtarë dhe staf që më mbështesin. Pas disa viteve shpresoj të jem një lojtar më i pjekur, me më shumë përvojë, dhe pse jo  të përfaqësoj Strugën apo ndonjë ekip tjetër në arenën ndërkombëtare. Por tani për tani, jam i fokusuar këtu dhe dua të jap maksimumin për këtë fanellë.”
 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mj raporti deshmi e pakthyeshmerise se shqiperise ne rrugen drejt be se 690a7214a672f
Lajmi i mëparshëm

MJ: Raporti dëshmi e pakthyeshmërisë së Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

juristi kadri kryeziu kritikon partite pse pengoni formimin e qeverise 690a7281bd018
Lajmi i radhës

Juristi Kadri Kryeziu kritikon partitë: Pse pengoni formimin e qeverisë?

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë