flori rikthehet me album te ri ne vjeshte ne horizont edhe bashkepunimi me elvanen 6a4635e85836c

Flori rikthehet me album të ri në vjeshtë, në horizont edhe bashkëpunimi me Elvanën

July 2, 2026
1 minut lexim

Gazetari Elton Tozaj deklaroi sot në emisionin “Ora 7” se këngëtari Flori Mumajesi pritet të rikthehet në skenën muzikore me një album të ri gjatë muajve shtator ose tetor.

Sipas Tozajt, albumi i ri i artistit është në përgatitje prej më shumë se një viti dhe përfshin si këngë të reja, ashtu edhe ripërpunime të projekteve të mëparshme.

“Ka një vit e ca që po punohet për këtë. Ka rikthim, ka ripërpunim të këngëve, ka rivazhdim të këngëve siç është kënga “Hëna” me Ylli Limanin apo “Jeta” me Elvana Gjatën”, deklaroi ai.

I pyetur për një rikthim të mundshëm mes Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, gazetari u shpreh se një gjë e tillë është diskutuar prej kohësh dhe se pritet të realizohet.

“Është diskutuar prej kohësh kjo gjë dhe po, do të ketë një rikthim me Elvana Gjatën. Rikthim muzikor. Rikthimi i Flori Mumajesit ka për të qenë rikthimi më i madh i mundshëm ndonjëherë”, deklaroi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zjarrfikesit luftojne me flaket ne france pas vales se te nxehtit ne evrope 6a4634f3c2c35
Lajmi i mëparshëm

Zjarrfikësit luftojnë me flakët në Francë pas valës së të nxehtit në Evropë

nis pagesa e k 15 ne sektorin privat minimumi per vitin 2026 eshte 19 116 denare 6a46387ff399f
Lajmi i radhës

Nis pagesa e K-15 në sektorin privat, minimumi për vitin 2026 është 19.116 denarë

Të fundit nga

ShkoLartë