flick po tenton te rregulloje veshtiresite ne mbrojtje dhe kurthin e offside 691caf333f4b2

Flick po tenton të rregullojë vështirësitë në mbrojtje dhe “kurthin e offside”

November 18, 2025
1 minut lexim

Nëse sezonin e kaluar gjithë diskutimet rreth rrezikut të një vije të lartë offiside u dëshmuan qartësisht të gabuara nga Barcelona e Hansi Flick, këtë vit gjithë kritikat nga analistët janë vërtetuar.

Blaugranasit janë munduar gjatë gjithë sezonit në mbrojtje, me as vijën e tyre të ofsajdit dhe as presingun që nuk i ngjajnë atyre të sezonit të kaluar.

Është e vërtetë që Barcelona ka pasur shumë lëndime, dhe Flick ka thënë se “gjërat do të duken ndryshe” sapo t’i ketë lojtarët e tij titullarë.

Megjithatë, ai ka këmbëngulur te vetë sistemi, duke refuzuar çdo ide për të ndryshuar qasjen.

Sipas “MD”, Flick dhe trajneri Heiko Westermann, vetë ish-mbrojtës, janë dy trajnerët kryesorë që merren me koordinimin e sistemit defensiv në stërvitje.

Dyshja përdor një ekran gjigant në fushën stërvitore për t’u treguar lojtarëve në kohë reale se çfarë kërkojnë prej tyre.

Aty ata shfaqin pamje të situatave ku duan të bëjnë rregullime, dhe kryesisht fokusi ka qenë kur vija e mbrojtjes duhet të ngrihet, kur të ulet, dhe si duhet të pozicionohen trupat e mbrojtësve.

Siç është vënë re në shumë vende, nga shumë njerëz, përfshirë Flick, Pau Cubarsi dhe Eric Garcia, një nga problemet kryesore që kanë identifikuar është mungesa e presionit te lojtari me topin.

Kjo u pa te goli i Kylian Mbappés në “El Clasico”, ku Jude Bellingham i shpëtoi presionit dhe dha një pasim në thellësi.

Kundër Celta Vigos në ndeshjen e fundit, Flick i dha detyrën Frenkie de Jong të ulej te Borja Iglesias, por në fund luajti Ferran Jutglàn në pozicion të rregullt, përpara se ky i fundit të asistonte sulmuesin spanjoll.

Edhe pse është e vështirë për t’u zbatuar dhe koordinuar, sistemi i Flick është mjaft i thjeshtë në koncept.

Problemet që kanë përballuar Blaugranasit kanë qenë të dukshme, por më shqetësuesja për Barcelonën është fakti se prej dy muajsh Flick ka pasur vështirësi të sjellë ndryshime apo më shumë saktësi.

Rikthimi i Joan Garcia dhe Raphinha duhet të ndihmojë, por Flick do të përballet me presion nëse nuk ka përmirësim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tirana mirepret lideret e ballkanit me 21 nentor rama do te prese komisioneren marta kos 691caed6f34e2
Lajmi i mëparshëm

Tirana mirëpret liderët e Ballkanit më 21 nëntor, Rama do të presë Komisioneren Marta Kos

kusari thirrje deputeteve per seancen e neserme qytetaret presin zgjidhje jo pengesa 691caf41b9403
Lajmi i radhës

Kusari thirrje deputetëve për seancën e nesërme: Qytetarët presin zgjidhje, jo pengesa

Të fundit nga

ShkoLartë