flick pas fitores 3 0 ndaj getafes fokusi yne eshte te loja jone jo te kundershtari 68d0fd198839b

Flick pas fitores 3–0 ndaj Getafes: Fokusi ynë është te loja jonë, jo te kundërshtari

September 22, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick, ka komentuar fitoren bindëse 3–0 ndaj Getafes në xhiron e pestë të La Ligas, duke theksuar rëndësinë e përqendrimit te skuadra e tij dhe menaxhimit të minutave për lojtarët kryesorë.

Pas ndeshjes, Flick u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit:

“Marrëm tre pikë, fituam 3–0. Çdo gjë është në rregull. Duhet të fokusohemi te loja jonë. Shënuam tre gola dhe nuk është gjithmonë e lehtë të shënosh kaq ndaj një skuadre të fortë. Nuk dua të flas për kundërshtarin, por për ekipin tim. Fokusi ynë është te loja dhe plani ynë”.

Një nga temat më të diskutuara të ndeshjes ishte mungesa e Marcus Rashford në formacionin titullar. Mediat raportuan më herët se anglezi kishte mbetur në stol për shkak të një vonese në takimin e mëngjesit me skuadrën, megjithatë Flick nuk e përmendi këtë incident dhe dha një tjetër shpjegim:

“Për Rashfordin, është normale të mos luajë çdo ndeshje. Ndeshjet luhen çdo tre apo katër ditë, dhe duhet të menaxhojmë minutat e tij. E patë këtë edhe me Fermin, ai luajti shumë minuta dhe duhet ta marrim parasysh këtë”.

“Sot vendosëm ta zëvendësojmë Raphinhan në pushim sepse kishte një karton të verdhë, dhe nuk donim ta humbnim. Ai mund të luajë në të djathtë, edhe pse e preferon më shumë krahun e majtë”, perfundoi Flick.

Barcelona vazhdon ecurinë pozitive nën drejtimin e Flick dhe tregon gjithnjë e më shumë stabilitet taktik e disiplinë në menaxhimin e lojtarëve dhe situatave në fushë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkoder zbulohen dhe asgjesohen mbi 8000 rrenje kanabisi procedohen penalisht 5 kryetare fshatrash 68d0fcb640d58
Lajmi i mëparshëm

Shkodër/ Zbulohen dhe asgjësohen mbi 8000 rrënjë kanabisi, procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash

haradinaj fehmi e xheve lladrovci ishin simbol i qendreses krah i forte i levizjes per liri e pavaresi 68d0fd215de85
Lajmi i radhës

Haradinaj: Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë