Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shpërthyer me kritika të forta ndaj gjyqtarit Gil Manzano dhe nivelit të arbitrimit në La Liga, pas humbjes 2-1 ndaj Real Sociedad.
Fillimisht, trajneri gjerman pranoi përgjegjësinë për aspektin mbrojtës të skuadrës.
“Duhej të mbronim më mirë. Në golin e dytë ishte e qartë. Ai gol na vrau”, ka thënë Flick.
Megjithatë, kritikat më të ashpra i rezervoi për gjyqtarin e ndeshjes:
“La Liga ka arbitra të mirë, por pastaj është ky tip. Nuk dua të harxhoj më energji duke folur për të”.
“Para ndeshjes kisha lexuar disa komente dhe të gjithë e dinë si është. Të gjithë e panë çfarë bëri sonte. Frenkie tha se ishte arrogant dhe kishte të drejtë”.
Flick vuri në pikëpyetje edhe rolin e VAR-it dhe mungesën e konsistencës në vendimmarrje:
“Këta arbitra janë të njëjtët që na bënë këtë edhe sezonin e kaluar, apo jo? Të njëjtët edhe në dhomën e VAR-it? Punë e mirë”, shtoi Flick me ironi.
I pyetur për komunikimin me gjyqtarët gjatë ndeshjes, trajneri i Barcelonës u shpreh shkurt dhe prerë:
“Nuk e di. Për këtë arbitër? Po”.
Komentet e Flick theksojnë frustrimin e madh të Barcelonës me vendimet e arbitrimit dhe ndikimin që ato kanë në ndeshje me peshë të lartë në La Liga.
Burimi: botasot.info


