flamurtari nuk njeh rivale 6919f018d1af2

Flamurtari nuk njeh rivalë

November 16, 2025
1 minut lexim

Java e 7-të e Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra flet për Flamurtarin kampion, që fitoi thellë 91-56 ndaj Tiranës, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti“. Edhe pse bardheblutë luanin në fushën e tyre ishte skuadra vlonjate ajo që komandoi në fushë.

Flamurtari u shkëput 21-8 që në periodën e parë dhe e thelloi epërsi në të katërta periodat, duke e merituar fitoren. Tirana ishte në një ditë të keqe, shumë larg asaj që pritej, duke mos rivalizuar dot dhe bëri shumë gabime.

Presingu i Flamurtarit ishte efikas, ndërkohë që edhe në gjuajtje ishte më i saktë. 6 lojtare të ekipit vlonjat realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Harvey me 28 pikë.

Për Tiranën, Lugaj realizoi 26 pikë, por e vetme nuk mund të bënte dot asgjë.

Pas kësaj sfide, Flamurtari është ende i pamposhtur në kampionat dhe shkëputet 3 pikë nga vendi i dytë. Kjo javë do të kompletohet ditën e diel me ndeshjen Vllaznia-Partizani, ndërsa Studenti është pushim.

Superliga-Java e 7-të

Tirana – Flamurtari, 56-91

Vllaznia – Partizani, 16 nëntor

Studenti (pushim)

Renditja: Flamurtari 12 pikë, Tirana 9 pikë, Partizani 8 pikë, Studenti 6 pikë, Vllaznia 4 pikë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse e nxorret nga spitali djali akuzon mjeket pas ndarjes nga jeta te nenes 48 vjecare 6919efb607993
Lajmi i mëparshëm

“Pse e nxorrët nga spitali?”| Djali akuzon mjekët pas ndarjes nga jeta të nënës 48-vjeçare

publikohet letra e derguar 285 anetareve te asamblese se kie se 6919f0268746f
Lajmi i radhës

Publikohet letra e dërguar 285 anëtarëve të Asamblesë së KiE-së

Të fundit nga

ShkoLartë