fitorja e izet mexhitit ne cair nje rikthim historik dhe mesazh politik pertej komunes 68f600d08f5ae

Fitorja e Izet Mexhitit në Çair një rikthim historik dhe mesazh politik përtej komunës!

October 20, 2025
min lexim

Shkup, 20 tetor – Zgjedhjet lokale të këtij viti në Maqedoninë e Veriut sollën shumë prurje, surpriza dhe sinjale të qarta nga terreni politik. Në mesin e tyre, Çairi doli si një nga betejat më të ndjekura dhe më të ngarkuara emocionalisht për elektoratin shqiptar. Në këtë drejtim kjo fitore e Mexhitit shënon edhe fillimin e një epoke të re në skenën politike shqiptare ku rikonfigurimi i partive politike tani më është i domosdoshëm, shkruan Zhurnal.

Izet Mexhiti triumfoi sërish – 

Në këtë komunë simbolike, ku politika shqiptare gjithmonë ka pasur peshë të veçantë, fitorja e Izet Mexhitit shënon jo vetëm një sukses personal, por një ndryshim epokal në raportet politike brenda kampit shqiptar.

Kjo është një fitore historike, jo sepse erdhi thjesht përmes votës, por sepse mposhti një strukturë të fuqishme politike, atë të Bashkimit Demokratik për Integrim, prej nga vetë Mexhiti dikur kishte dalë. 

Historia e tij politike në këtë dekadë është rrëfimi i një njeriu që u përball me padrejtësi, u dëbua nga partia që ndihmoi ta ndërtonte, por që nuk u dorëzua. Ai vazhdoi betejën me bindjen se politika nuk është pronë e individëve, por shërbim ndaj qytetarëve.

Në vend që të largohej nga skena, Mexhiti zgjodhi rrugën më të vështirë të rikthehej tek njerëzit, të ndërtonte besim nga e para, të fliste me votuesit ballë për ballë. Dhe Çairi ia ktheu këtë besim me një fitore të pastër dhe të qartë, që tashmë hyn në historinë politike të komunës si momenti i rikthimit të dinjitetit qytetar.

Rikthimi i Mexhitit mesazh i qartë për skenën politike shqiptare –

Në thelb, kjo nuk është vetëm fitorja e një individi ndaj një partie është fitorja e banorëve të Çairit, të cilët vendosën të shpërblejnë punën, kujdesin dhe përkushtimin që Mexhiti ka treguar ndaj tyre për vite me radhë, edhe në periudhat kur nuk ishte në zyrë. Ai mbeti pranë tyre si njeri, si aktivist, si zë kritik dhe si njeri që nuk e harroi Çairin.

Rikthimi i tij në krye të komunës është një mesazh i qartë për politikën shqiptare në vend se besimi nuk blihet me strukturë apo pushtet, por fitohet me përkushtim e integritet.

Kjo fitore është dëshmi se votuesi shqiptar po ndryshon, po kërkon rezultate, llogaridhënie dhe njerëz që e ndiejnë përgjegjësinë e shërbimit publik. Në fund, më shumë se fitorja e një partie apo koalicioni, Çairi fitoi një kryetar që ka treguar se mund të punojë për njerëzit e tij, edhe kur nuk ishte në karrigen e pushtetit.

Kujtojmë që, kjo është arsyeja pse sot, në sytë e shumë qytetarëve, fitorja e Izet Mexhitit nuk është vetëm politike është morale, njerëzore dhe e merituar. /Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

filipce ky nuk eshte nje rezultat i keq kemi rritje te votave ne disa komuna 68f5f9b439929
Lajmi i mëparshëm

Filipçe: Ky nuk është një rezultat i keq, kemi rritje të votave në disa komuna

vmro dpmne dhe e majta shkojne ne rrethin e dyte per qytetin e shkupit 68f60172b4a6a
Lajmi i radhës

VMRO-DPMNE dhe “E Majta” shkojnë në rrethin e dytë për Qytetin e Shkupit

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë