fitore pacolli procedure penale ndaj pronarit te liqeni i dukagjinit vazhdoj punen edhe pas vendimit per mbyllje 6aa1b835979a9

Fitore Pacolli: Procedurë penale ndaj pronarit të ‘Liqeni i Dukagjinit’, vazhdoj punën edhe pas vendimit për mbyllje

September 9, 2026
1 minut lexim

Deputetja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se, pas injorimit të urdhrit të Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit për ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë, është kryer një inspektim i radhës në restorantin “Liqeni i Dukagjinit”, me asistencën e Policisë së Kosovës.

Sipas saj, pronari i restorantit ka vazhduar punën pavarësisht vendimit për mbyllje.

Për këtë arsye, ndaj tij është iniciuar procedurë penale për vazhdim të kundërligjshëm të operimit.

Pacolli ka theksuar se vendimet e institucioneve shtetërore duhet të respektohen nga të gjithë.

Ajo ka deklaruar se ujërat dhe prona publike e Kosovës nuk mund të degradohen për interesa private. Në fund, ajo ka theksuar se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e natyrës mbeten pa kompromis.

Postimi i plotë:

Pasi u injorua urdhri i prerë i Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit për ndërprerjen e menjëhershme të veprimtarisë, sot, me asistencë të Policisë së Kosovës, është kryer një inspektim i radhës në restorantin “Liqeni i Dukagjinit”.

​Për shkak të refuzimit për të zbatuar vendimin për mbyllje dhe vazhdimit të kundërligjshëm të punës është iniciuar procedurë penale ndaj pronarit të restorantit për vazhdim të kundërligjshëm të operimit.

​Shteti dhe vendimet e institucioneve nuk mund të sfidohen nga askush!

Ujërat dhe prona publike e Kosovës nuk mund të degradohen për interesa private, prandaj sundimi i ligjit dhe mbrojtja e natyrës mbeten pa kompromis!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dorehiqet drejtori i burgut te shutkes 6aa1a060ce24b
Lajmi i mëparshëm

Dorëhiqet drejtori i burgut të Shutkës

iaea miraton rezoluten per te raportuar mbi iranin ne keshillin e sigurimit 6aa1b8b69475d
Lajmi i radhës

IAEA miraton rezolutën për të raportuar mbi Iranin në Këshillin e Sigurimit

Të fundit nga

ShkoLartë