fiton 82 por renditet ne vendin e fundit 69077b158bd71

Fiton 8:2 por renditet në vendin e fundit

November 2, 2025
1 minut lexim

Një befasi e madhe ka ndodhur në javën e 11-të në Eredivisie, në Holandë. Në ndeshjen e luajtur sot në mesditë Heracles-Zwolle, u shënuan 10 gola, një shifër jo shumë e zakontë.

Por, ajo që e bën këtë ndeshje aspak të zakontë është fakti që Heracles renditet në vendin e fundit dhe pas 11 javëve numëron vetëm dy fitore, një nga të cilat është kjo e sotmja 8:2.

Zwolle renditet dy vende më sipër.

Edhe pse miqtë shënuan të parët që në minutën e 9-të, vendasit reaguan shpejt duke përmbysur shifrat dhe duke shkuar në avantazh 4-1 pas 45 minutave të para.

Duhet përmendur fakti që miqtë luajtën me një lojtar më pak për 60 minuta.

Shifrat u thelluan akoma edhe më shumë pjesën e dytë, ku Heracles shënoi edhe 4 gola të tjerë, rezultati përfundimtar 8-2. Ndoshta pas kësaj fitoreje spektakolare, Heracles do motiviohet për fitore të tjera dhe për të shpëtuar nga vendi i fundit.

Përsa i përket renditjes në Eredivisie, në krye gjenden PSV dhe Feyenoord me nga 28 pikë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet 29 vjecari per kalim ilegal te kufirit me greqine 69077ab571012
Lajmi i mëparshëm

​Arrestohet 29-vjeçari për kalim ilegal të kufirit me Greqinë

shkelzen gashi risjell qendrimin e adem demacit per fatos nanon 69077b2079b0c
Lajmi i radhës

Shkëlzen Gashi risjell qëndrimin e Adem Demaçit për Fatos Nanon

Të fundit nga

ShkoLartë