fischer mbron nderhyrjen ne kosove me 1999 keqardhje qe mu desh shume kohe ta kuptoja natyren e vertete te konfliktit 69f5384a96213

Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: Keqardhje që mu desh shumë kohë ta kuptoja natyrën e vërtetë të konfliktit

May 2, 2026
1 minut lexim

Ish-kryediplomati gjerman, Joschka Fischer, në një intervistë për “Der Spiegel” ka folur edhe për luftën në Kosovë.

Ai ka mbrojtur vendimin e tij për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, duke e cilësuar si një domosdoshmëri për të parandaluar një gjenocid të ri. Diplomati gjerman ka deklaraur se fajëson veten që i është dashur ta kuptojë natyrën e vërtetë të konfliktit.

Fischer ka thënë se në rast se Sllobodan Millosheviq do ta kishte çuar deri në fund agjendën e tij, atëherë e ardhmja e BE-së dhe zgjerimi i në Ballkanin Perëndimor do të ishin tema të harruara.

Në vitin 1995, ne ishim dëshmitarë të masakrës së Srebrenicës në Bosnjë. Më vonë u njoh si gjenocid. Nëse mund ta fajësoj veten për diçka në rastin e Kosovës, është vetëm se më duhej kaq shumë kohë për të kuptuar natyrën e vërtetë të këtij konflikti. Domethënë, kthimin e një nacionalizmi jashtëzakonisht të rrezikshëm, të gatshëm për vrasje masive dhe terror. Nëse presidenti i atëhershëm serb Millosheviç do ta kishte çuar përpara axhendën e tij, atëherë e ardhmja e BE-së dhe zgjerimi në Ballkan mund të ishin harruar.”, ka deklaruar ish-kryediplomati gjerman.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zgjidhja e shtetesive ash sela po i pervetesoni sukseset tona mundohuni te arrini ndonje sukses tjeter 69f5256f2d525
Lajmi i mëparshëm

Zgjidhja e shtetësive, ASH-Sela: Po i përvetësoni sukseset tona, mundohuni të arrini ndonjë sukses tjetër

gjermania tani eshte shpenzuesi me i madh ushtarak ne evrope cfare po blen me se shumti ajo 69f538ff21fda
Lajmi i radhës

Gjermania tani është shpenzuesi më i madh ushtarak në Evropë – çfarë po blen më së shumti ajo

Të fundit nga

ShkoLartë