fiorentina do asllanin por cmimi konsiderohet i larte 68777351d7244

Fiorentina do Asllanin, por çmimi konsiderohet i lartë

July 16, 2025
1 minut lexim

Fiorentina kërkon Asllanin, por jo me çdo kusht. Sipas medieve italiane klubi vjollcë është interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar, por ky hap për momentin mund të kosnsiderohet një sondazh pasi palët nuk kanë në program të takohen e të diskutojnë.

Strategjia e skuadrës toskane është e qartë pasi po merr kohë që të detyrojë Interin të mos pretendojë shifra të mëdha.

Siç dihet Interi e konsideron Asllanin një lojtar që vlen 18-20 milionë euro dhe me shitjen e tij kërkon që të “sponsorizojë” një goditje të madhe në merkato.

Dëshira e lojtarit është që të vazhdojë karrierën në Serie A ndërkohë që Fiorentina konsiderohet si një ekip i përshtatshëm, por çmimi i vendosur nga Inter po pengon palët që të hapin një tratativë të mirëfiltë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akuzat per rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion ne zgjedhje gjkko cakton gjyqtaren per dosjen e ish deputetit socialist 687772da32862
Lajmi i mëparshëm

Akuzat për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje! GJKKO cakton gjyqtaren për dosjen e ish-deputetit socialist

aksioni te agjencia kadastrale deklarohen nga prokuroria 687773551754f
Lajmi i radhës

Aksioni te Agjencia Kadastrale, deklarohen nga prokuroria

Të fundit nga

ShkoLartë